Së paku 14 fëmijë e kanë humbur jetën në Turqinë jugore kur autobusi me të cilin udhëtonin ata gjatë një ekskursioni, ra prej një ure në një kanal.
Nxënësit dhe mësuesit e shkollës po ktheheshin nga një ekskursion në vendiN arkeologjik Karatepe, kur autobusi me të cilin udhëtonin u aksidentua në provincën Osmaniye, në jug të vendit.
Fëmijët ishin nga një shkollë në qytetin e Iskanderun në provincën Hataj, e cila kufizohet Sirinë dhe shtrihet në jug të Osmaniye.
Kjo video tregon pamjet nga aksidenti i tmerrshëm.