Televizioni shtetëror iranian ka publikuar pamjet që tregojnë Ebrahim Raisi në një helikopter pak para aksidentit.
Presidenti iranian Raisi, udhëtoi në provincën e Azerbajxhanit Lindor për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Digës Qiz Qalasi me Presidentin e Azerbajxhanit.
Siç mund të shihet nga imazhet në këtë video, pjesë të një kantieri të gjatë ndërtimi që përfshin ndërtimin e një korridori rrugor dhe një hekurudhe.
Deri më tani ende nuk është e qartë nëse helikopteri ku udhëtonte presidenti i Iranit është rrëzuar apo ka bërë një ulje emergjente për shkak të motit të keq.
Ndërkohë, mediat kanë bërë të ditur dhe personat të cilët ndodheshin në helikopter së bashku me Ibrahim Raisi.
Përveç presidentit, në bord ishin; Mohammad Ali Al Hashem, imam i Tabrizit; Hossein Amirabdollahian, Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike; Malik Rahmati, guvernator i Azerbajxhanit Lindor; piloti, një bashkë-pilot, kreu i ekipit të mbrojtjes dhe një nga rojet.
Në zonën ku dyshohet se ndodhet helikopteri, kanë shkuar mbi 40 forca të kërkim shpëtimit. Deri më tani ende nuk është qartësuar nëse helikopteri bëri një ulje emergjente për shkak të motit të keq apo është rrëzuar.