Çdo ditë zgjohet me sinkronin e zileve të orëve qindra vjeçare. Mjeshtri Isak Xhaferri ka 61 vjet që rregullon orët. Me bastun në dorë nuk mungon në dyqanin e tij. Punët më të mëdha aty i bën i biri Arbeni, por Isaku s’pushon.
Punishtja e tij e ka zanafillën që në 1958, para se Librazhdi të shpallej qytet. Isak Xhaferri u shkollua në Elbasan si orëndreqës nga familja e Dodbibës. Më vonë lidhi miqësi dhe me Tufinajt mjeshtrat më të mëdhenj në Tiranë.
Ky profesion është në zhdukje. Po i moshuari thotë se dikush duhet të mbajë gjallë. Në dyqanin e tij gjenden sahate nga koha e perandorisë osmane, rusëve, çekëve, kinezëve dhe gjermane.
Një koleksionist i rrallë. Në studio shikon edhe orët e gjeologëve të cilat kurdiseshin njëherë në javë, orë që punojnë dhe sot./ Burimi: Abc News