Analisti Preç Zogaj, ka theksuar, sonte, në studion e emisionit Opinion, se votimi elektronik është zgjidhja më e mirë për problematikën shqiptare.
Zogaj tregoi se Shqipëria ka një problematikë ku prevalon shit-blerja e votës dhe votimi fiktiv. Ai tha se këto janë probleme madhore dhe si rrjedhojë opozita ka nevojë të ketë garanci, sidomos në kohën kur bëhet një reformë zgjedhore.
“Garancitë zgjedhore gjithmonë i kërkon opozita, nuk i kërkon qeveria. Qeveria duhet të jetë shumë fleksibël ndaj opozitës për zgjedhjet”, tha Zogaj.
Shiko videon: