Analisti Artur Zheji theksoi se lidhjet e politikës me Shullazin në emisionin Opinion, janë praktikisht dy gjysmë të vërteta.
Zheji kumtoi se në radhë të parë: “Jam i mendimit se një kontigjent kriminal si zotria në fjalë shkon aty ku ka bereqet, pra po themi, kur ka qenë në pushtet PD-ja, sigurisht ai mund të ketë pasur shumë interes me X eksponent të kësaj partie, është sot PS-ja, aty është mulliri shkon aty për të përfitur diçka”.