Në emisionin e mbrëmjes së sotme në Opinion është duke u diskutuar për zgjedhjet që do të mbahen në 11 dhjetor në Maqedoni. Lidhur me këtë analisti Ilir Kulla thotë se “Të gjitha partitë politike aktuale e kanë shfrytëzuar elektoratin me orientim fetar herë për një arsye e herë për një tjetër. Po ashtu Turqia ka natyrisht influencë. Madje Turqia në Maqedoni ka luajtur shumë edhe me qeverinë maqedonase. Gruevski dhe Erdgani kanë marrëdhënie të shkëlqyera”, u shpreh Kulla. /opinion.al