Gazetari i ABC Neës, Flamur Vezaj, në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur në Vlorë, ku dhe humbi jetën një djalë 17-vjeçar, ka theksuar se referuar materialit që Prokuroria ka dorëzuar në Gjykatën e Vlorës, ka caktuar masë arresti për dy inxhinierët e firmës së ndërtimit, si dhe shoferin e automjetit të aksidentuar.
Vezaj tha se referuar materialeve, e gjitha ngjarja përshkruhet me hollësi se si ka ndodhur aksidenti, pra që nga ora e ndodhjes së tij, tabelat e vendosura në vendngjarje.
Ai theksoi se sipas raportit tabela e parë ka qenë vendosur 20 m, ku tregonte devijimin e rrugës dhe uljen e shpejtësisë.
Ndër të tjera, Vezaj, bëri me dije se në raport nuk thuhet se ka pasur ndriçues në atë zonë. “Në raportin e Prokurorisë, përshkruhen shtatë tabela, por pavarësisht kësaj, Prokuroria ka vendosur masën e arrestit për dy inxhinierët e kompanisë”.
Shiko videon: