Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video-Opinion/ Vasili: Rama nuk ka marrë atë që ka dashur

2017/01/31 at 11:10 PM
në -U tha në Opinion, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Opinion/ Petrit Vasili: Prej kohësh, ka patur një marrëdhënie të vështirë mes Ramës dhe Manjanit

Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, i pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se si u imponua Edi Rama për shkarkimin e Manjanit, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë imponim.

Vasili tha se kryeministri nuk ka marrë atë se çafarë ka kërkuar e ka dashur.

Sipas tij, ai ka ngritur disaherë këtë shqetësim për këtë problematikë dhe mbi një keqkuptim të vazhdueshëm që nuk po gjente rrugën e pajtimit.

Petrit Vasili ka shpjeguar deklaratën e Luan Ramës bërë dy ditë më parë kur tha se, kishte dy zgjedhje ose shkarkimin e Manjanit ose shkarkimin e Ramës.

Vasili u shpreh se deklarata ishte se pas konfliktit mes Manjanit dhe Ramës prevalon propozimi i Kryeministrit si drejtues i qeverisë.

I pyetur nëse qëndrimet e ish-ministrit të Drejtësisë janë qëndrime të LSI, Vasili tha se ato janë qëndrime personale.

Për kanabizimin e vendit, Vasili tha se ka një shqetësim që nuk është më i lokalizuar por ka marrë edhe shqetësimin e mediave botërore.

“Është një problem që duhet t’i dalim ballas, nuk mund t’i ikim problemit”, tha Vasili.

I pyetur mbi deklaratën “paralajmëruese” për deputetët e LSI-së që të kenë kujdes mos u fut drogë në makinë, Vasili e mohoi një gjë të tillë.

I ngacmuar nga Blendi Fevziu, i cili e pyeti nëse “është e vërtetë se keni lënë biçikletën për të lëvizur me makinë për të shmangur futjen e drogës”, ai dha këtë përgjigje:

“Nuk kam bërë një argument të tillë. Po të kisha një qëndrim të caktuar do ta kisha bërë publik.”

Vasili pranoi gjate intervistes ne “Opinion” ne Tv Klan, se Klement Balili eshte propozuar drejtor per Transportin ne Sarande nga LSI.

Fshihet Klement Balili nga LSI?

Personalisht nuk e kam njohur kurrë këtë njeri. Sa i takon komenteve, përgjigja është qëndrimi i LSI, kërkesa e Metës dhe deklaratat e Manjanit.

Ka qenë zyrtar i propozuar nga ne, pa pasur asnjë rekord kriminal.

Por ka qenë i dënuar në vitin 2006-2007?

Nuk e di, ka qenë njeri i lirë. Nuk ka qenë pjesë e strukturave të LSI-së.

A ka të afërm të tij në LSI?

Nuk ka asnjë të afërm.

A është përgjuar Meta nga Policia?

Nuk dua të merrem me këtë çështje. Por kush do që e bën është vepër e rëndë kriminale. Përgjimi i bërë në mënyrë të paligjshme është faj penal.

Kush janë ministrat që flinin e “Santa Quaranta”?

Nuk dua të merrem me këtë lloj prononcimi, të këtij niveli

Nuk u bëtë kurioz që ta pyesnit z. Manjani?

Nuk kam as kuriozitetin më të vogël!

A keni deklaruar se punonjës policie mund t’i fusin përfaqësuesve të LSI drogë në makinë?

Vasili: Nuk komentoj lajme mediatike, nuk dua të flas për një çështje të tillë. Është tjetër gjë çfarë them unë në takimet e strukturave të LSI-së.

 Cili është vlerësimi juaj për Tahirin?

Vasili: Nuk kam të drejtë të bëj vlerësime, pasi me kushtetutë këtë të drejtë e ka kryeministri, duke qenë ministër nuk mund ta bëj një vlerësim.

Keni kritikuar reformën në shëndetësi?

Vasili: Disa objektiva mund të ishin riformuluar më mirë. “Shëndetësia  Falas” mund të ishte më modeste dhe kam kërkuar një formulim.

 Thonë se LSI voton si mazhorancë dhe flet si opozitë?

Vasili: Në rast se unë ngre një shqetësim fjala bie për reformën në shëndetësi. Në rast se ju e mendoni qeverisjen si një masoneri që i konsumon të gjitha brenda atëherë do ishte fundi. Nisma apo ide për të përmirësuar qeverisjen do të thonë t’i shërbejnë bashkëqeverisjes.

A do veprojë ashpër ligji për përfshirjen e personave me precedentë kriminalë, por edhe struktura të tjera?

Vasili: Është jetike për të ardhmen e zgjedhjeve për të mos ricikluar problematikat e këtij parlamenti. Dekriminalizimi është një proces pastrues por edhe na ka errësuar në sytë e opinionit ndërkombëtar edhe e ka shëndoshur politikën shqiptare. Dekriminalizimi është akoma në tavolinë.

Cila është përgjegjësia juaj si LSI?

Vasili: Qëndrimi do të jetë i prerë, do të bëjmë të gjithë verifikimin deri në një, për pastërtinë e të gjitha figurave që do të kandidojnë.

Ju sugjerojmë

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA
Bota

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA

7 Korrik, 2025 10:43 pm
Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
Aktualitet

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

7 Korrik, 2025 9:53 pm
Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
Rajoni

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

7 Korrik, 2025 9:42 pm
Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
Aktualitet

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

7 Korrik, 2025 9:23 pm
“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake
Aktualitet

“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake

7 Korrik, 2025 9:09 pm
Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare
Rajoni

Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare

7 Korrik, 2025 9:06 pm
SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Bota

SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

7 Korrik, 2025 8:53 pm
Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë
Bota

Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë

7 Korrik, 2025 8:44 pm
Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë
Politikë

Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë

7 Korrik, 2025 8:20 pm
3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë
Aktualitet

3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë

7 Korrik, 2025 8:04 pm
Para
Opinion/ Petrit Vasili: Klement Balili u propozua nga LSI

Opinion/ Petrit Vasili: Klement Balili u propozua nga LSI

Video-Opinion/ Petrit Vasili: LSI nuk ka bërë deklarata të dyzuara

A do dalë e vetme LSI në zgjedhje?

Opinion/ Deklarata, “kujdes se ju fusin drogë në makinë”; ja çfarë thotë Petrit Vasili

Opinion/ Deklarata, “kujdes se ju fusin drogë në makinë”; ja çfarë thotë Petrit Vasili

TE FUNDIT

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA
7 Korrik, 2025

Shkencëtarët kanë zbuluar një specie të re pterosauri – një zvarranik fluturues që fluturoi mbi dinosaurët më shumë se 200...

Lexo më shumë

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
7 Korrik, 2025

Rexhep Bruçi, një qytetar nga Burreli tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se e detyrojnë, që të paguajë një...

Lexo më shumë

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
7 Korrik, 2025

Policia e Kosovës i ka arrestuar të hënën pesë zyrtarë të saj nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “vrasje...

Lexo më shumë

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
7 Korrik, 2025

Në Shqipëri janë disa qytete që konsiderohen si “pikat e nxehta” sa u takon temperaturave të larta. Anira Gjoni, specialiste...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com