“ Territori shqiptar do ta ndjej rritjen e temperaturave mesditën e së mërkurës”, kështu ka deklaruar sinoptikania e meteoalb Tanja Porja e ftuar në panelin e emisionit Opinion.
Sipas saj ky i ftohtë me temperatura deri në -60gradë vjen nga zonat polare drejt Evropës juglindore e me pas deri poshtë në Ballkan. “Ajri i ftohtë polar ka ardhur direkt, drejtpërdrejtë nga zonat polare drejt Ballkanit. Këto masa ajrore kanë ardhur për tre, katër ditë drejtë vendit tonë. Në Shqipëri do të ketë një rritje të lehtë të temperaturave të mërkurën, por rritja që do të ndihet ndjeshëm do të jetë të premte dhe të shtunë. Kryesisht veriu dhe verilindja do të mbeten me -7grade”, është shprehur Porja./opinion.al