Gazetari Blendi Fevziu, sonte, e ka pyetur kryeministrin Edi Rama se zgjedhja e Ilir Metës si President i Republikës nuk është shenjë e arrogancës suaj, në një kohë, kur ju keni deklaruar se Meta i vjedh shqiptarët me bllok në dorë.
Rama është shprehur se kjo nuk është arrogancë, por zgjedhja e një individi i cili është përfaqësues i votuar nga shqiptarët në parlament dhe i cili përfaqëson si askush tjetër Partinë Demokratike pa qenë anëtar i PD-së dhe pjesën tjetër pa qenë pjesë e pjesës tjetër.