Pastor Akil Pano, sonte, në studion e emisionit Opinionit, ka theksuar se në 21 vite eksperiencë si pastor në Tiranë, kam trajtuar shumë individë, të cilët vinin nga martesa të thyera dhe familje të shkatërruara si shkak i fenomenit të bixhozit.
Pano tha se çështja e bixhozit nuk është një fenomen vetëm shqiptar, por mbarë botëror.
“Në SHBA, vë re, autobuzë të mbushur plot me moshat e treta që udhëtojnë drejt Las Vegasit për të luajtur bixhoz dhe prishin parat e pensionit të tyre, pasi e kanë fiksimin e jetës”, tha ai.
Sipas tij, në plan botëror, qarkullojnë rreth 335 miliard dollarë nga lojërat e fatit dhe të gjitha veprimtaritë e tjera të bixhozit.
Shiko videon: