Diplomati Agim Nesho, sonte, në studion e Opinion, ka deklaruar se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do mbajë premtimet e bëra gjatë fushatës së tij elektorale.
Nesho tha se Trump do t’i mbajë premtimet e bëra, pasi kjo është lufta kundër “estabilishmentit”.
Më lart, ai tha se Europa nga larg e shikon me shumë shqetësim atë se çfarë po ndodh me SHBA-në.
“Ndërsa në Amerikë janë shumë të qartë. Ata janë shumë të qartë me atë se çfarë po ndodh dhe nuk kanë një devijim. Kjo politikë që po bën Presidenti Amerikan është një politikë që kanë ndjekur shumë presidentë të tjerë amerikanë. Duke filluar që nga Ruzvelt, i cili ka qenë një nga promotorët e heqjes e njerëzve anarkist. Mirëpo, këtë e ka bërë edhe presidenti Obama. Para disa kohësh ka ndaluar jo për 120 ditë siç është urdhëri i aktiti ekzekutiv, por për një periudhë 6 mujore, të njëjtën kategori njerëzish ”.
Shiko videon: