Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka deklaruar në studion e Opinion, se sistemi i drejtësisë në vend, me shumë mundësi do integrojë edhe prokurorë të rinj, të trajnuar nga amerikanët.
Manjani tregoi se do ketë një qendër trajnimi e cila do ngrihet në Tiranë, ku do ketë trajnime të vazhdueshme.
“Mirëpo, për t’u realizuar një gjë e tillë, duhet të bëhet vetting-u. Sa më shpejt të bëhet ai, aq më shpejt do të bëhet Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë nga e cila fillojnë dhe burojnë institucionet e tjera”.
Manjani theksoi se reforma në drejtësi do ketë një rol të rëndësishëm në vend, por nëse do kemi një sistem drejtësie më të drejtë se sa sot, kjo mund të jetë një pyetje shumë e thjeshtë për t’u bërë, por tepër e vështirë për t’u përgjigjur.
Kjo lidhet me argumentin se e drejta është diçka shumë e madhe, por ai shpreson që kjo do luajë një rol të madh në sistemin e drejtësisë në vend.
Shiko videon: