Ylli Manjani ka komunikuar në studion e emisionit Opinion se ata gjyqtarë dhe prokurorë që nuk dorëzojnë formularin e vetting-ut, shpëtojnë por largohen nga detyra.
Manjani tha nëse ata tentojnë të hyjnë dhe rezultojnë me vepër penale, do ndiqen penalisht.
Ai tregoi se pavarësisht kësaj, nëse ndërkombëtarët dhe komisionerët publik dyshojnë se ka prova të reja që struktura normale nuk arriti t’i marrë, mund të kërkojnë rikthimin e çështjes.
Sipas tij, ata kërkojnë që vendimi të futet në rishikim, duke realizuar edhe rrëzimin e kandidaturës, që provohet se ka shkelje.
Ministri, ndër të tjera, theksoi se askush nga emrat nuk mund të gjykohet në bazë të thashethemeve, por mbi bazën e provave të vërtetuara.
Shiko videon: