I ftuar në emisioni Opinion në TV Klan, kryetari i opozitës së vendit dhe Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka treguar se kryeministri Rama e ka ditur një ditë më parë se negociatat për anëtarësimin në BE nuk do të hapeshin.
“Zotit Bushati i është komunikuar zyrtarisht se nuk do të ketë hapje negociatash me Shqipërinë”- ka thënë ai.
Sipas tij burimet që kanë komunikuar më qeverinë, kanë njoftuar edhe opozitën një ditë para ardhjes së Gunther Krichbaum në Shqipëri.
“Shfrimi i Ramës ndaj Krichbaum tregon një gjë. Ai ka shpresuar deri ditën e fundit për ndryshimin e qëndrimit.”- ka arsyetuar Basha fjalimet e Kryeministrit.