Gazetarja Klodiana Lala ka theksuar në Opinion se një pjesë e konsiderueshme këtij aktiviteti janë edhe prostitutat e luksit. Ato janë vajza shumë të njohura, madje shumë syresh, janë personazhe shumë të njohura publike.
Kjo histori u zbulua, kur policia po përgjonte për një aktivitet kriminal, valët e përgjimit kapën komunikimin e taksive, ku nga biseda u vu re se taksitë dyshoheshin se kishin ndihmuar në grabitjen e bankës, gjatë përgjimeve dolën emra të rëndësishëm, biznesmenë, politikanë….