Gazetari Spartak Koka ka theksuar në emisionin Opinion se kokaina fillon të shitet vazhdimisht në Tiranë. Pavarësisht aksionit të fundit në kryeqytet, ku u kapën 2.kg kokainë që u shiste në fundjavë, sipas tij, ajo përsëri vazhdon të jetë trend.
Koka tha se problemi në lidhje me këtë fakt, është tek kontrolli i institucioneve përkatëse. Ai, bëri me dije, se duhet të fillohet nga të gjitha hallkat e tjera ligjore që kanë këto lokale, ku rezultohet me shkresa, që një pjesë e lokaleve ushtrojnë aktivitet të paligjshëm dhe pa leje nga Bashkia e Tiranës.
Shiko videon: