Kardinal Ernest Troshani, në një intervistë eksluzive për emisionin Opinion, ka rrëfyer një episod nga arrestimi i tij.
Kardinal Troshani tha se në qeli më kishin futur një spiun të sigurimit, të cilit i kishin thënë që të më provokonte në lidhje me regjimin.
Ai tha se spiuni i futur në qeli, më thoshte vazhdimisht, se këta janë të lig, duan të prishin të gjitha kishat dhe të çrrënjosin fenë nga popullsia.
Madje, rrëfen Kardinali, dikur ai më pyeti se çfarë mendon ti?
Kardian Ernest Troshani, tregon se iu përgjigja, nëse ju keni pak kulturë fetare, duhet ta dini se Krishti n’a ka urdhëruar me i dashtë armiqtë, me i ndihmu armiqtë dhe me u lut për ta.
Shiko videon: