Në Shqipërinë e mesme, Tirana, Elbasani, por edhe Durrësi, apo Kruja zhvilluan një linjë sa të ngjashme aq edhe të vecantë të muzikës qytetare, e vecantë në ritëm, por dhe shumë e pasur.
Emra të njohur këngëtarësh dhe krijuesish zhvilluan dhe mbajtën gjallë muzikën e kësaj zone, mes të cilëve edhe Ramazan Zyberi, Fitnete Rexha, Merita Halili apo vëllezërit Zena në Elbasan.
Në muzikën popullore të Shqipërisë së mesme i këndohet kryesisht natyrës dhe elementëve të jetës së përditshme, ndërsa këto këngë paraqiten gjithmonë të shoqëruara me vegla muzikore.