Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video-Opinion/ Haradinaj: Faleminderit Shqipërisë për mbështetjen

2017/01/12 at 10:02 PM
në -U tha në Opinion, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Video-Opinion/ Haradinaj: Faleminderit Shqipërisë për mbështetjen

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur nëpërmjet një lidhje telefonike në emisionin Opinion në TV Klan në lidhje me arrestimin e tij në Francë, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Haradinaj tha live për Opinion se është një gabim, sepse akt-akuza në lidhje me të i përket vitit 2004, ndërsa ai ka zhvilluar disa procese ligjore ndërkombëtare nga viti 2005 deri në 2012, për këtë arsye ky veprim është disi i çuditshëm.

Më tej, ai theksoi se çdo lloj prove e çfarëdo natyre qoftë, jo vetë të Serbisë por edhe më tej, janë dërguar në tribunalin e Hagës për gjykim, ndërsa me 29 nëntor të 2012-ës, është shpallur i pafajshëm nga gjykata ndërkombëtare e Hagës.

Hardinaj është ndalur edhe tek dosja e përgatitur nga Serbia për ekstradimin e tij nga Franca, por ish-kryeministri i Kosovës, tha se është në dijeni të plotë të përmbajtjes së saj.

Sipas tij, ata nuk kanë sjellë asgjë të re dhe është vetëm një material i vjetër që i përket vitit 2004 që është hedhur plotësisht poshtë nga tribunali i Hagës dhe nuk ka vlerë të gjykohet më nga asnjë gjykatë.

Hardinaj, bëri me dije, se politika në Beograd është peng e vetvetes, ata e kanë të pamundur para opinionit të vet se heqin dorë nga ndjekja e Haradinajt, ndërsa vazhdojnë në mënyrë sistematike me riaktivizuar kërkesën e tyre ndaj interpolit.

Në lidhje me vendimin e ditës së sotme nga gjykata franceze për lirimin me kusht, ai tha se nuk ka të drejtë të dalë nga Franca deri sa të mbyllen plotësisht procedurat.

Fevziu: Kur mendoni se mund të jetë gjykimi me themel i çështjes?

Haradinaj: Duhet të ndodhë një seancë e shqyrtimit të kërkesës, neve i kemi paraqitur faktet tona për anullimin e kësaj kërkese sot, mirëpo ato nuk janë shqyrtuar pasi ende nuk ka ardhur kërkesa nga Beogradi. Arsyetimi i Beogradit është se ata ende nuk e kanë përkthyer në frengjisht. Mund të ndodhë gjatë javës që vjen të realizohet seanca.

Fevziu: Fakti që ju kërkoheni përsëri nga Beogradi është një shkelje e marrëveshjes së arritur mes dy palëve?

Haradinaj: Serbia ka vepruar njëlloj me Kroacinë, përderisa Kroacia ka zbatuar një reciprocitet ka nxjerrë për një ditë rreth 5 mijë flet-arreste për zyrtarë të Beogradit. Kosova po mungon në reciprocitet, ndërsa Serbia nuk merr vesh në gjuhë tjetër. Ata abuzojnë me faktin se janë anëtarë të Interpolit, kurse Kosova nuk është anëtare  dhe rezultat i kësaj, janë këto pasoja. Ne duhet të kishim një reciprocitet më serioz me Serbinë.

Ish-kryeministri i Kosovës, Hardinaj është ndalur edhe tek reagimi i shqiptarëve anekënd botës në lidhje me arrestimin e tij në Francë, ndërsa theksoi se është ndjerë shumë krenarë për një reagim të tillë nga ata.

Në lidhje me reagimin e Prishtinës zyrtare, ai u shpreh se nuk jam në dijeni të një fakti të tillë, por theksoi se ajo është tepër e dobët në lidhje me reciprocitetin me Serbinë.

“Kjo nuk po bëhet për Ramush Haradinaj, por për Kosovën, për zyrtarë të Kosovës. Në lidhje me faktin se Kosova është shtet dhe Serbia nuk ka juridikson ndaj Kosovës”, tha ai live për Opinion.

Hardinaj nënvizoi se Prishtina e ka ulur gardhin shumë, sa në marrëdhëniet në Ballkan, nuk ekziston Prishtina më.

Ndër të tjera, ai është ndalur edhe tek fakti se pse është politikani i vetëm nga Kosova që është arrestuar në bazë të urdhër-arresteve të lëshuara nga Serbia, ku dihet mjaft mirë, se edhe politikanë të tjerë të Kosovës janë në listën e Interpolit, në bazë të këtyre urdhër-arresteve ndërkombëtare të lëshuara nga shteti serb.

Haradinaj tregoi se në të kaluarën i ka prishur shumë plane Serbisë, pasi ajo ka kërkuar të ndajë shtetin e Kosovës dhe për të realizuar një republikë Srpska në Kosovë.

Ish-komandanti i UÇK-së, është ndalur edhe tek roli i Tiranës zyrtare dhe sipas tij,  ajo ka luajtur një tjetër rol. Hardinaj tregoi se ata kanë ndihmuar në lirimin e tij, ndërsa ka qenë vazhdimisht në kontakt me ta.

“Falënderoj gjithë liderët shqiptarë. Sot kam fol në telefon me zotin Meta në telefon. Me Thaçin nuk kam folur”, deklaroi Haradinaj.

Gjykata franceze ka liruar me kusht kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, në seancën gjyqësore të mbajtur këtë të enjte.

Në kuadër të vendimit të gjykatës, Haradinaj duhet të paraqitet dy herë në javë tek autoritetet dhe të qëndrojë në territorin francez.

Lirimi me kusht i ish-komandantit të UÇK-së vjen dy ditë pasi Ministria e Drejtësisë në Serbi i dorëzoi autoriteteve të Parisit kërkesën për ekstradimin e tij.

Serbia e kërkon Haradinajn nën dyshimin se ka kryer krime lufte në Kosovë në vitet 1998 dhe 1999, të cilat nuk i janë parashtruar Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, e cila e ka shpallur dy herë të pafajshëm ish-kryeministrin kosovar.

Shiko videon:

Ju sugjerojmë

Dashnor Sula në Parlament thirrje Berishës: Tërhiqu nëse të dhimbset ende PD!
Aktualitet

Dashnor Sula në Parlament thirrje Berishës: Tërhiqu nëse të dhimbset ende PD!

5 Qershor, 2025 12:50 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

Pjesë e dy grupeve kriminale, SPAK çon për gjykim 37 persona

5 Qershor, 2025 12:40 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

Rrjet droge deri në Finlandë, GJKKO lë në burg nëntë anëtarët e grupit kriminal

5 Qershor, 2025 12:23 pm
Sali Berisha flet për bandat në Bruksel: Rama u ka dhënë portin Troplinve
Aktualitet

Sali Berisha flet për bandat në Bruksel: Rama u ka dhënë portin Troplinve

5 Qershor, 2025 12:22 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

5 Qershor, 2025 12:05 pm
“Shpërthen” Spiropali: S’bëhet opozitë në dyert e Brukselit, poshtërohet Shqipëria
Aktualitet

“Shpërthen” Spiropali: S’bëhet opozitë në dyert e Brukselit, poshtërohet Shqipëria

5 Qershor, 2025 11:54 am
Shqipëri-Serbi/S’do jenë në stadium,Tifozat Kuq e Zi: Përballë…, jemi aty për kombin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/S’do jenë në stadium,Tifozat Kuq e Zi: Përballë…, jemi aty për kombin

5 Qershor, 2025 11:50 am
Balla-opozitës: Mbylleni Berishën në shtëpi se turpëroi familjen!
Aktualitet

Balla-opozitës: Mbylleni Berishën në shtëpi se turpëroi familjen!

5 Qershor, 2025 11:40 am
Ndeshja Shqipëri-Serbi, policia “blindon” Tiranën! Zbulohet plani i masave
Aktualitet

Ndeshja Shqipëri-Serbi, policia “blindon” Tiranën! Zbulohet plani i masave

5 Qershor, 2025 11:38 am
Gjekmarkaj-socialistëve: Po e vrisni Shqipërinë nga frika. Reflektoni e reagoni!
Aktualitet

Gjekmarkaj-socialistëve: Po e vrisni Shqipërinë nga frika. Reflektoni e reagoni!

5 Qershor, 2025 11:27 am
Para
Video-Opinion/ Mazniku: Mediat sociale kanë hequr monopolin e komunikimit

Video-Opinion/ Mazniku: Mediat sociale kanë hequr monopolin e komunikimit

Video-Opinion/ Mark Marku: Rama dhe Berisha janë më efikas në facebook, kanë kuptuar thelbin

Video-Opinion/ Mark Marku: Rama dhe Berisha janë më efikas në facebook, kanë kuptuar thelbin

Reagon Ministri Ilir Beqaj: Ja kur do të filloj shkolla

Reagon Ministri Ilir Beqaj: Ja kur do të filloj shkolla

TE FUNDIT

Dashnor Sula në Parlament thirrje Berishës: Tërhiqu nëse të dhimbset ende PD!

Dashnor Sula në Parlament thirrje Berishës: Tërhiqu nëse të dhimbset ende PD!
5 Qershor, 2025

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka bërë një thirrje publike drejtuar...

Lexo më shumë

Pjesë e dy grupeve kriminale, SPAK çon për gjykim 37 persona

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
5 Qershor, 2025

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në GJKKO kërkesën për gjykim të 37 të pandehurve, të akuzuar si...

Lexo më shumë

Rrjet droge deri në Finlandë, GJKKO lë në burg nëntë anëtarët e grupit kriminal

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
5 Qershor, 2025

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg nëntë anëtarët e bandave kriminale që merreshin...

Lexo më shumë

Sali Berisha flet për bandat në Bruksel: Rama u ka dhënë portin Troplinve

Sali Berisha flet për bandat në Bruksel: Rama u ka dhënë portin Troplinve
5 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ndodhet në Bruksel, ku po denoncon atë që ai e cilëson “farsë elektorale”, ndërkohë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com