Luan Hajdaraga, në studion e Opinion, ka theksuar se si ka mundësi që vrasësi i ambasadorit rus, ka hyrë i pa regjistruar në një galeri arti në Ankara, por vetëm me një dokument policie.
Sipas tij, kjo është e pamundur dhe një ngjarje e tillë tregon se forcat e sigurisë turke kanë qenë të pavëmendshme. Hajdaraga, bëri me dije, se me Konventën e Vjenës, shteti pritës, garanton sigurinë e trupit diplomatik.
“Mënyra se si vrasësi ka hyrë në galeri, tregohet se nuk janë respektuar rregullat. Ai ka hyrë vetëm me një shenjë treguese, që tregonte se është pjesë e policisë. Por që nuk ka pasur legjitimim për të hyrë”.
Fevziu: Pse e kanë eliminuar Hajdaraga?
Hajdaraga: Vrasësi është eliminuar nga paniku i momentit.
Shiko videon: