Duke folur për atmosferën dhe përgatitjen e tryezës së festave, i ftuar në emisionin Opinion, Gentjan Zenelaj me humor ka kujtuar kohën e disa viteve më parë, kur familjet shqiptare mezi siguronin produktet për të bërë ëmbëlsirën tradicionale bakllavanë, shkruan opinion.al.
Genti ka thënë se atëherë kur nuk kishim arra për të bërë ëmbëlsirën përdornim biskota. “Bakllava haje një herë në vit në atë kohë, besoj shumë njerëz e mbajnë mend, nganjëherë nga varfëria në vend të arrave i hidhnim edhe biskota të kapërdisura. Fakti që hanim ndonjë kallëp fshehurazi kjo na bënte shumë të lumtur, këtë e kujtoj si fëmijë, sepse edhe frutat atëherë vinin njëherë në vit”, ka thënë Gentjan Zeneli./opinion.al