Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video-Opinion/ Diplomatja sjell në Tiranë fotot e rralla të Shqipërisë

2018/12/28 at 10:34 AM
në Kryesore, Në Opinion
Kohë leximi: 9 min
A A
Video-Opinion/ Diplomatja sjell në Tiranë fotot e rralla të Shqipërisë

Në vitin 1927 mbërriti në Tiranë një diplomat i ri italian. Në moshën 29 vjeçare ai ishte i Ngarkuari me Punë i ambasadës italiane. Pietro Quaironi ka shkruar një libër “Valixhja diplomatike” ku ndër të tjera shkruan edhe për Shqipërinë. Tashmë pas 91 vitesh, mbesa e tij është e ftuar në emisionin “Opinion”. Ajo solli për herë të parë fotot e rralla të shkrepura në Shqipërine e viteve ’20.
Kristina Quaironi në rrëfimin për Opinion tregon kujtimet e gjyshit të saj. Kristina Quaironi po jeton aktualisht në Shqipëri pasi është bashkëshortja e ambasadorit të Spanjës në Tiranë.


Znj.Quarone, jeni kthyer në Shqipëri, ju bashkë me historikun tuaj familjar. Gjyshi juaj ka qenë përfaqësues i Italisë në Shqipëri në fund të viteve ’20. Kur ka ardhur me saktësi?

Ka ardhur me saktësi në vitin 1927 dhe ka jetuar këtu deri më 1931. Ka ardhur si i deleguar i Italisë në Shqipëri. Ambasador ka qenë Ugosola.

Ai ka shkruar një libër, i cili mbetet një ndër më të mirët gjatë këtyre viteve. Sigurisht, e parë kjo nga një i huaj, diplomat. Në të flitet për ngjarjet e këtyre viteve në Shqipëri. Çfarë ju kujtohet gjatë viteve kur Shqipëria ishte në periudhën e komunizmit, bazuar në ato që keni dëgjuar nga gjyshi dhe gjyshja?

Fatkeqësisht, me gjyshin nuk kam shumë kujtime, sepse ai ndërroi jetë kur kam qenë 7 vjeçe. Por me gjyshen kam pasur mundësi të flas më shumë, sepse kam jetuar dy vite me të. Më ka folur gjithmonë me një afeksion të madh për Shqipërinë.

I kujtohej gjithçka?

Po dhe ndiqte me pasion emisione të politikës shqiptare. Nuk i pëlqente shumë periudha komuniste në Shqipëri, sepse si ruse që është, e kishte përjetuar më parë komunizmin e Bashkimit Sovjetik.

Gjyshi dhe gjyshja juaj kanë jetuar përreth dy vite në Shqipëri. Cila ka qenë përshtypja e tyre për Shqipërinë pas një përvoje të gjatë diplomatike?

Kanë qenë shumë të lumtur këtu në Shqipëri. Kanë pasur raporte të mrekullueshme me shumë njerëz të tjerë. Edhe kur u larguan kanë mbetur miq dhe i kanë ruajtur marrëdhëniet mes tyre duke shkëmbyer letra me njëri-tjetrin. Pra, kanë mbetur miq të mirë.

 Kemi parë albumet me foto që ka bërë gjyshi juaj. Këto foto janë një surprizë e madhe edhe për ne, pasi nuk ishim në dijeni të ekzistencës së tyre. A kanë qenë gjyshi dhe gjyshja juaj të apasionuar pas ruajtjes me fanatizëm të këtyre kujtimeve?

Po, sigurisht. Gjyshja ime ka pasur pasion fotografinë. Nën çdo fotografi shënonte se cilët ishin personat dhe se ku ishte bërë fotografia, gjithashtu edhe datat. Pra, kanë qenë të dokumentuara mirë dhe jam shumë e lumtur t’i sjell përsëri në Shqipëri këto albume.

Është e habitshme, sepse këto foto të dokumentuara na rrëfejnë Shqipërinë, të cilën s’e njohim as ne. Pra, shohim një Shqipëri ndryshe nga ajo që jemi mësuar. Cila ka qenë përshtypja e tyre lidhur me jetën diplomatike në Shqipëri asokohe?

Komuniteti diplomatik në Shqipëri ka qenë shumë i vogël asokohe, sepse në total kanë qenë 6-7 ambasada, s’e di me siguri. Por komuniteti italian që atëherë ka qenë mjaft i zgjeruar në Shqipëri, sepse raportet dhe marrëdhënia mes shteteve sapo kishte filluar dhe ishte fillimi i një bashkëpunimi mes Italisë dhe Shqipërisë.

Kishte shumë ekspertë dhe profesionistë e teknikë italianë të fushave të ndryshme, të cilët kishin ardhur për të zhvilluar e zbatuar projektet e zhvillimit për të ndërtuar qytete dhe për të zhvilluar infrastrukturën. Pra, prania e tyre ka sjellë ndryshime të mëdha në Shqipëri.

 Gjyshi juaj ka nisur karrierën e tij në Moskë, në mos gabohem?

Jo, e ka nisur në Kostandinopojë, kështu quhej atëherë. Më pas ka qenë në Buenos Aires, në Moskë dhe më pas në Shqipëri.

 Në Moskë u njoh me gruan e tij, gjyshen tuaj.

Po, pikërisht.

Moska ka qenë vend komunist në atë periudhë, si e lejuan?
Q: Po, ka qenë vend komunist dhe gjyshen time e dëbuan Bashkimi Sovjetik, sepse u martua me një diplomat italian, gjë që ishte e ndaluar rreptësisht për një qytetar sovjetik. Më pas u takuan në Romë, në periudhën që do të vinin në Shqipëri, vend në të cilin rinisën një jetë të re së bashku.

Si ka qenë marrëdhënia e tyre pas largimit nga Shqipëria? Si ka vazhduar karriera e tij pas Shqipërisë?

Pietro Quarone ka qenë Ministër i Punëve të Jashtme për zhvillimin dhe integrimin Evropian. E zgjodhën për këtë post, ngaqë ka luajtur një rol mjaft të rëndësishëm në marrëdhëniet italo-shqiptare sidomos në zgjidhjen e problemeve financiare e ekonomike të Shqipërisë në atë periudhë. Pas kësaj, ai ka qenë i pari që ka kritikuar politikën e Musolinit dhe e dërguan si gjeneral për tetë vitë në Kabul, Afganistan.

8 vite në Kabul, në Afganistan gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Po, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

 Gjithashtu edhe babai juaj ka qenë në Afganistan.

Po, ka qenë edhe babai im në Afganistan.

Si e pritën jetesën në Afganistan ata që vinin nga Evropa?

Ishte një jetë krejtësisht ndryshe dhe shumë larg jetesës që bëhej në Evropë. Mund të them se ishin mjaft të izoluar, por gjyshi im ka pasur mundësinë për të udhëtuar në të gjithë zonën aty si për shembull, në Afganistan, në Indi. E njihte shumë mirë kulturën Aziatike. Gjyshi im ka luajtur rol të rëndësishëm në negociata me shtete të tjera, sepse ai ka pasur gjithmonë një vizon dhe mision ndërkombëtar, një vizion i cili ka qenë shumë pranë vizionit Evropian.

 Çfarë ndodhi kur u kthyen në Itali pas mbarimit të luftës?

Lufta mbaroi dhe qeveria e Badolios vendosi të dërgonte Pietro Quaronin në Moskë si përfaqësuesin e saj. Më pas u emërua si ambasador.

 Pra, ai ka qenë për njëfarë kohe si ambasador në Moskë. Si vazhdoi karriera e tij më pas?

Ppas Moskës shkoi në Paris, ku qëndroi për 12 vjet.

12 vite në Paris.

Po, 12 vite në Paris. Ka vëzhguar gjithë negociatat lidhur me Traktatin e Paqes në Paris dhe ka luajtur rol kyç në ndërtimin e marrëdhënieve italo-franceze.

Pas luftës.

Po, pas luftës.

Pas Parisit ka shkuar në Bonn, sepse nëna e tij ka qenë gjermane dhe gjermanishten e zotëronte me përsosmëri. Gjithashtu, njihte mjaft mirë kulturën gjermane. Qëllimi i tij ka qenë të përmirësonte raportet mes Gjermanisë dhe Italisë, sepse në atë periudhë raportet mes këtyre dy shteteve nuk ishin fort të mira.

 A ka qenë ky fundi i karrierës së tij diplomatike?

Jo, pas kësaj ka shkuar në Londër. Vendi i fundit ku ai ka ushtruar profesionin e tij si diplomat ka qenë në Londër.

 Pas Londrës ka qenë drejtor i “Rai”-t për 5 vite.

Po, ka qenë drejtor i “Rai”-t.

Si ka qenë përvoja e tij në postin e drejtuesit të “Rai”-t?

Në “Rai” kërkonin dikë me një nivel të caktuar kulturor dhe politik. Ai është përpjekur dhe ka përcjellë për publikun programe dhe emisione kulturore e politike me përmbajtje historike. Duke parë ecurinë dhe suksesin e tij, besoj se përvoja që ai i fali “Rai”-t, ka qenë e vlerësuar nga të gjithë.

 Kur ndërroi jetë?

Në verën e vitit 1971.

Pas eksperiencës si drejtor i “Rai”-t, s’është informuar më lidhur me Shqipërinë, apo jo?

Besoj se jo. Besoj se ka marrë informacione nga gazetat e asaj kohe, por jo informacione të drejtpërdrejta.

 Pra, për një periudhë 2-vjeçare ai ka shkruar e dokumentuar kaq shumë mbi Shqipërinë.

Ka jetuar në Shqipëri për 3 vite.

Dhe për tre vite ai ka shkruar e dokumentuar kaq shumë për Shqipërinë.

Ka qenë shumë i interesuar për Shqipërinë dhe gjatë asaj periudhe kanë ndodhur ngjarje nga më të ndryshmet. Raportet dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me italinë dhe shtete të tjera kanë qenë bilaterale. Ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me shumë persona.

Përfshirë kontaktet që ka pasur me mbretin Zog.

Po, përfshirë edhe mbretin Zog. Gjatë mbledhjeve dhe takimeve që organizonte mbreti Zog, ai ka qenë interpretues e përkthyes i mbretit, ku ky i fundit fliste gjermanisht.

Cili ka qenë mendimi i gjyshes suaj për mbretin Zog?

Ka pasur marrëdhënie të mira me mbretin dhe familjen e tij. Takoheshin shpesh për çështje zyrtare. Gjyshi dhe gjyshja kishin krijuar një opinion të mirë për mbretin Zog, i cili i ishte kushtuar punës mjaft fort për të transformuar këtë vend dhe për të bërë reforma, të cilat s’ishin bërë/aplikuar më parë. Sepse kur kanë ardhur gjyshërit e mi, Shqipëria ishte një vend i varfër dhe i prapambetur krahasuar me vendet e tjera.

Një pyetje interesante: Ku i gjetët albumet fotografikë të gjyshit dhe gjyshes?

I gjeta rastësisht në papafingon e shtëpisë. Pak muaj para se të vija në Shqipëri, po kërkoja dokumentet e gjyshit. Dhe i gjeta rastësisht mes dokumenteve të tjera të gjyshit, të cilat ndodheshin në papafingo.

Pra, e kishit vendosur që do të vinit në Shqipëri?

Jo, ende jo.

 Shkuat të kërkonit dokumentet e gjyshit tuaj posaçërisht mbi Shqipërinë?

Jo, po kërkoja disa dokumente të tjera që më duheshin. Por ja që gjeta këto albume të cilat as që më kujtoheshin se i kisha. Albumet e tyre mbi Shqipërinë ishin të vendosura mes disa albumeve të tjerë që ata kanë bërë gjatë gjithë jetës së tyre. Dhe të them të drejtën, u emocionova shumë kur i pashë. Në këtë moment, kuptova se kisha një arsye më shumë për t’u kthyer në Shqipëri.

 Albumet “rikthehen” në Shqipëri pas 80 vitesh.

Po, rreth 80 vite.

 Ndoshta edhe më shumë se 80. Keni menduar të bëni një ekspozitë me këto fotografi?

Po e mendoj, sepse kur po ua tregoja fotografitë disa miqve shqiptarë, kuptuam se janë një pasuri e vërtetë. Janë foto të cilat mbajnë në vetvete shumë kujtime të asaj kohe. Të gjitha fotot janë të ruajtura me kujdes dhe mendoj se do të ngjallin interes te të gjithë shqiptarët. Edhe gjyshërit e mi do të ishin shumë të lumtur të shohin se fotografitë e tyre, tashmë u shërbejnë shqiptarëve për të parë historinë e tyre në një këndvështrim tjetër.

Po, janë foto të ruajtura me kujdes dhe të gjithë do të kishim interes t’i shihnim. Ju u martuat me ambasadorin aktual të Spanjës në Shqipëri. Q: Po.

A kishte bashkëshorti juaj informacione mbi Shqipërinë para se të vinte në Shqipëri?

Pak a shumë, po. Kur ka qenë ambasador i Spanjës në Romë, ambasada e Spanjës në Tiranë s’ekzistonte akoma dhe ai merrej me dosjet e Shqipërisë nga ambasada e Romës.

Pra, është marrë me dosje të ndryshme të Shqipërisë pak kohë para se të hapej ambasada në Shqipëri.

Po. e ndiqte shumë politikën shqiptare dhe gjithashtu e komentonte edhe kur kthehej në shtëpi. Kështu që ishte i informuar paraprakisht mbi Shqipërinë.

 A jeni të kënaqur të jetoni këtu

Po, shumë të kënaqur.

Përse?

Sepse është vend i bukur dhe shqiptarët janë të mrekullueshëm. Kemi shumë të përbashkëta dhe ndihemi si në shtëpinë tonë.

Sapo hyra në shtëpi, vura re diçka interesante. Një veshje tipike shqiptare.

Veshje popullore shqiptare. E keni trashëguar nga gjyshja juaj?

Po, e ka pasur gjyshja ime. Ma ka dhuruar 35 vite më parë.

35 vite më parë?

Po. Më tha: “Ty të pëlqejnë shumë këto punime nëpër veshje.” Dhe kështu ma dhuroi. Është vërtet e mrekullueshme, sepse në ditët e sotme nuk besoj të ketë apo të prodhohen akoma veshje të tilla. E kam ruajtur me dinjitet, por e kam mbajtur gjithmonë në dollap. Më në fund, tani që u kthyem në Shqipëri, e sollëm në vendin ku i takon të jetë.

Bashkë me ju, u rikthye edhe veshja popullore.

Po, kur u kthyem e morëm edhe veshjen dhe e ruajmë si një trashëgimi vërtet me vlerë.

 Në çfarë shtetesh të tjerë keni jetuar si diplomatë?

Kemi jetuar në Libi, në Turqi, në Japoni, në Meksikë, në Itali dhe natyrisht në Madrid.

 Pak a shumë si gjyshi juaj.

Pak a shumë, po.

 Edhe babai juaj ka qenë diplomat?

Po, edhe babai im ka qenë diplomat.

 Ku ka qenë?

Në Austri dhe më pas në Tunizi, në Shtetet e Bashkuara, në Bruksel. Gjithashtu ka qenë ambasador në Libi, ambasador në Kinë dhe në Suedi.

Pra, jeni një familje diplomatësh. Besoj se kështu është edhe vëllai juaj, apo jo?

Po, edhe vëllai im.

Pra, edhe ai është diplomat. Ku ndodhet tani?

Tani është në Bruksel, përfaqësues në Bashkimin Evropian.

Edhe një pyetje të fundit. Çfarë të pëlqen më shumë në Shqipëri?

Natyra.

Natyra?

Po, natyra.

 Është pak a shumë si në Itali.

Është pak a shumë si në Itali, por i përshtatet shumë pozicionit gjeografik në të cilën ndodhet. Ka një ndikim vërtet pozitiv tek unë.

Ju falënderoj shumë dhe ju falënderoj për fotot, të cilat iu kthyen Shqipërisë pas rreth 90 vitesh dhe për kujtimet dhjetëra vjeçare që i keni ruajtur në shtëpinë tuaj. Faleminderit!

Më bëhet shumë qejfi!

Përktheu: Kujtim Kadilli

Etiketa: Kristina Quaironiopinion


Ju sugjerojmë

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
-U tha në Opinion

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

12 Maj, 2025 11:06 pm
“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
-U tha në Opinion

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

12 Maj, 2025 11:01 pm
Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin
-U tha në Opinion

Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin

12 Maj, 2025 10:25 pm
A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu
-U tha në Opinion

A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu

12 Maj, 2025 10:20 pm
Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon
Kryesore

Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon

12 Maj, 2025 10:05 pm
Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet
Kryesore

Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet

12 Maj, 2025 9:50 pm
Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti
-U tha në Opinion

Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti

12 Maj, 2025 9:40 pm
Përfundon numërimi në bashkinë Shijak, PS forcë e parë
Kryesore

Përfundon numërimi në bashkinë Shijak, PS forcë e parë

12 Maj, 2025 8:13 pm
Numërimi i votës në Vlorë, ministri Vengu: Tejkaluam rezultatin e zgjedhjeve 2021!
Kryesore

Numërimi i votës në Vlorë, ministri Vengu: Tejkaluam rezultatin e zgjedhjeve 2021!

12 Maj, 2025 8:06 pm
Vota e diasporës, Celibashi thirrje partive politike: Numëruesit janë të lodhur…
Kryesore

Vota e diasporës, Celibashi thirrje partive politike: Numëruesit janë të lodhur…

12 Maj, 2025 7:42 pm
Para
Rama: Ikni nga PS-ja, sëmundja e tepsisë na ka infektuar

Rama: Ikni nga PS-ja, sëmundja e tepsisë na ka infektuar

Zbulohen detaje të reja nga arrestimi i Rexhep Rrajës

Lajm i fundit/ Njerëzit e nuses vrasin dhëndrin, dhe plagosin një person

Video/ Rama: 3 milionë dollarë shtesë për investime në konvikte

Rama pranon se ka keqqeverisur por fajëson opozitën: Na ka mpirë shqisat
















TE FUNDIT

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
12 Maj, 2025

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj e mbajti fjalën dhe u prononcua sërish për “Opinion”. I lumtur me...

Lexo më shumë

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
12 Maj, 2025

Agron Shehaj kreu i partisë Mundësia, e cila garoi në zgjedhjet e 11 Majit për të pasur përfaqësuesit e saj...

Lexo më shumë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
12 Maj, 2025

Një kandidat i Nismës Shqipëria Bëhet ka shpërthyer ndaj numëruesve në Parkun Olimpik, aty ku po nxirret në tavolinë vota...

Lexo më shumë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
12 Maj, 2025

Është mbyllur numërimi i votave brenda vendit edhe në Bashkinë e Mirditës. Në vend të parë është renditur Partia Demokratike,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com