Emisioni Opinion në TV Klan ka si temë të mbrëmjes ardhjen e shefit të CIA-s në Tiranë, Rusia dhe Maqedonia. Por në fillim të emisionit, biseda është ndalur në zgjedhjet në Maqedoni. Drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu, ka transmetuar për të ftuarit lajmin e largimit prej 8 orësh të kreut të Komisionit Zgjedhor në Maqedoni, Aleksandar Çiçakovski.
Në lidhje me lajmin, studiesi Ilir Kulla, bëri me dije se ai është shfaqur pak minuta më parë dhe ka bërë publike informacionet, ku VMRO ka fituar me 51 deputetë, BDI me 10 deputetë, por edhe ka konfirmuar se ka shumë ankesa dhe ka shumë mundësi për rivotim në zona të caktuara.
Në bisedë ka ndërhyrë edhe gazetari Baton Haxhiu, si njohës i mirë i politikës në Maqedoni.
Haxhiu ka theksuar se zona e Sarait, në periferi të Shkupit, është e kontestuar nga BDSH dhe BESA. Sipas tij, ajo ka zonë ka shumë gjasa të shkojë në rivotim. Ai tha se në këto votime ka ndodhur një fenomen për herë të parë, fakti që një grup etnik, që voton një grup etnik tjetër, sipas Haxhiut, këtë e bëjnë vetëm shqiptarët.
Shiko videon: