Për Lulzim Bashën ditët e sotme shpërblehet e keqja dhe ndëshkohet e mira. Ai ka pranuar se është Partia Demokratike ka një pjesë të fajit në këtë sistem që është krijuar.
Ai ka treguar edhe një herë për propozimin e tij të ri lidhur me kufizimin e mandatin të kryetarit të partisë nga katër vjet në dy, në mënyrë që kushdo ka kundërshtime dhe mendime të ndryshme ta sfidojë atë dhe të garojnë si të barabartë.
“Partia Demokratike është hapur. Kushdo që të do të garojë nesër për poste të ndryshme nuk do të ketë asnjë pengesë. Kështu funksionon në perëndim”- ka treguar ai për vizionin e tij për Partinë Demokratike.
Shihni videon e mëposhtme: