Lulzim Basha është ndalur edhe në realitetin e Kryeministrit që sipas tij është shumë larg problemeve që ka vendi dhe i shkëputur nga njerëzit që takon kryetari i opozitës çdo ditë.
Ai tregon se Rama është i rrethuar nga pikturat e tij dhe jo nga problemet dhe sfidat që kanë shqiptarët.
Sipas tij kryeministri edhe kur shkon në takime në fshatra merr karrigen e kryeministrisë, pra merr botën e tij me vete.
“Gjithçka është për egon e tij!”- ka thënë Basha.
Basha ka ftuar serish Ramën në një debat, që duhet të jetë i përmuajshëm.
Për më tepër shihni videon e mëposhtme: