I ftuar në emisioni Opinion në TV Klan, kryetari i opozitës së vendit dhe Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për pengesat që kanë dalë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Sipas tij pengesa nuk është vetëm vetingu, por edhe shumë probleme të tjera reale si droga, krimi dhe korrupsioni.
“Ka pasur probleme me ligjet që duhet të buronin nga Kushtetuta e rënë dakord me konsensus unanim.”- ka thënë ai.
Basha ka theksuar edhe një herë rekomandimet e kancelares Angela Merkel, se përveç pesë kushteve duhet të bëhet progres edhe në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe zgjedhje të ndershme.
“Opozita nuk ka pushtetin për të krijuar një realitet që e beson Merkel”- ka thënë Basha.