Lulzim Basha, kreytar i PD-së, ka theksuar në Opinion, se nuk është Partia Demokratike që pengon Vettingun, pasi ata e kanë votuar ligjin e Vettingut.
Basha tha se ne e kemi votuar Vettingun në Kushtetutë, por Edi Rama nuk e do ligjin e Vettingut.
“Duke votuar Vettingun me konsensus anonim, ne i kemi hapur rrugë që gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar të hiqen nga sistemi. Cfarë ka bërë ky? Ky ka thënë dakord, por me ligj kompetencën që Kushtetuta ja ka dhënë komisionerëve të Vettingut, ky ja transferon drejtorëve të vet. Drejtorit të Arben Ahmetajt. Ne këtë e konsiderojmë antikushtetuese. Jemi të bindur se është antikushtetuese”.
Shiko videon: