Gazetari Edmond Arizaj, sonte, në studion e Opinion, ka treguar një rast tepër të veçantë të varësisë së një gruaje pas bixhozit në SHBA.
Arizaj tha se një grua përreth një javë e gjysmë teksa luante bixhoz, në një kazino në SHBA, mbante panelina me vete dhe vetëm porosiste për të ngrënë, çdo nevojë personale e bënte aty.
Ai theksoi se fillimi i bixhozit nis gjithmonë si kuriozitet dhe shumë gjasa ka që të nisë që fëmijë.
Arizaj vë në dukje se politikat shtetërore nuk e vendosin theksin tek mbrojtja e fëmijëve ndaj këtij fenomeni.
Shiko videon: