Altin Prenga, Mrizi i Zanave, në temën e mbrëmjes në emisionin Opinion në lidhje me dasmat shqiptare, është ndalur tek përgatitja e menysë së ushqimit në dasmën e Princ Lekës me aktoren Elja Zaharia.
Prenga theksoi se ajo meny e organizuar nga ne, ka qenë një promovim shumë i mirë për kulinarinë shqiptare, pasi çdo element, çdo shije ishte mbështetur mbi tabanin kombëtar.
Ai tha se pata rastin të dëgjoja shumë fjalë të mira për përzgjedhjen e menysë së ushqimeve të përgatitura nga ne.
Sipas tij, ajo çka i kishte tërhequr, ishte se të ftuarit, të ardhur nga zona të largëta dhe të mësuar me shumë kuzhina të rafinuara në botë, patën rastin të shijojnë ushqime të mbështetura mbi tabanin tonë dhe mbi të gjitha të veçanta.
Shiko videon: