Ditën e sotme oficerët e policisë kanë zbarkuar në banesën e Saimir Tahirit për kontroll. Siç edhe morën autorizimin nga Parlamenti, ata po zhvillojnë që prej orës 14:05 kontrolle për të gjetur prova në lidhje me dosjen “Habilaj” ku dyshohet të jetë i përfshirë edhe ish – ministri.
Mësohet se Tahiri nuk ka qenë në banesë në momentin kur kanë ardhur oficerët, por ka ardhur pasi është lajmëruar prej tyre. Siç duket edhe në video, Tahiri është i qetë dhe po pi një puro në ballkonin e shtëpisë teksa ushtrohet kontrolli.
Ai duket teksa flet në telefon, ndërsa mësohet se në banesë ka qenë edhe avokati mbrojtës i Tahirit, Maks Haxhia.