Kënga “O bo bo” e këngëtarit Klajdi Haruni, cila u prezantua në Kënga Magjike ka tashmë një video shumë gazmore të cilën e gjeni në You Tube.
“O bo bo , një video e thjeshtë e cila përcjell shumë energji pozitive, na kthen prapa në kohën kur festat bëheshin në 12 të drekës, kur në vend të Vodka Gregous apo Don Perignon pihej Ponç dhe Konjak Skënderbeu, ku në vend antipastave të ndryshme ishin çibukët, mafishet apo kikirikët, ku në vend të muzikës të përzgjedhur me laptop , kishim një manjetofon me kaseta të cilave ia u kthenim shiritin me stilolaps derisa të këputej, megjithatë edhe pse në kohe te ndryshme qejfit si jemi ndarë”, shkruan këngëtari korccar në faqen e tij zyrtare në Facebook.
https://www.youtube.com/watch?v=zLcA_LWbQOU