Teksa pandemia e koronavirusit vijon të përhapet me ritme të shpejta në të gjithë botën, shumë shtetet kanë vendosur të rikthejeni disa nga masat anti-COVID.
Një nga masat është dhe mbajtja e maskës, masë të cilën jo të gjithë qytetarët e kanë zbatuar, ndërsa në disa shtete ky vendim është kundërshtuar edhe me protesta.
Ndërkohë, në lidhje me mbajtjen e maskës, është regjistruar një incidentë në Angli, ku dy gra janë përleshur me njëra-tjetrën në një dyqan në Londër.
Konflikti mes tyre nisi pasi njëra prej grave refuzoi të vendoste maskën, kjo bëri që tjetra të dalë jashtë kontrollit dhe më pas e ka dhunuar fizikisht atë.
Personat e pranishëm ndërhynë për të ndalur përleshjen mes dy grave, ndërsa shihet se roja i sigurisë së dyqanit nuk bën asnjë reagim për të ndaluar konfliktin.
Në dalje të dyqanit ishin një grup grash të cilat po prisnin radhë për të hyrë brenda duke respektuar masat e vendosur nga qeveria./ Opinion.al