Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një restorant në Peskara të Itali. 29-vjeçari Federico Pecorale qëlloi me pistoletë 4 herë mbi një të ri domenikan, Yelfry Rosado Guzman, pasi ky i fundit nuk i kishte sjellë në kohë porosinë klientit të uritur.
Klienti ka debatuar fillimisht ashpër me kuzhinierin dhe më pas ka qëlluar 4 herë në drejtim të tij duke e plagosur rëndë.
Policia kishte arrestuar më pas të dyshuarin teksa largohej në autostradën A14 drejt Pesaro, Urbino. Oficerët kishin gjetur dhe pistoletën automatike që besohet se është përdorur në incident.
E përditshmja vendase La Reppublica shkruan se Pecorale merrte një pension paaftësie pas një aksidenti automobilistik, i cili e kishte lënë me dëmtime në kokë kur ishte 19 vjeç.
Avokati i tij Florenzo Coletti thë për rrjetin Il Centro se klienti i tij mban armë me vete pasi ‘e tallin’ shpesh për paaftësinë e tij.