Nora Istrefi ka qenë e ftuar në emisionin ‘Nin’, ku ka folur për rikthimin e saj në muzikë me një hit. Veç të tjerash si motra më e madhe e familjes Istrefi, ajo ka pohuar se i është dashur të punojë shumë për të mbajtur familjen e saj.
“Në 15 vite karrierë unë kam qenë ajo që e ka mbajtur familjen. Erës nuk i është dashur të mendojë për para dhe i kam thënë që të bëjë muzikën që asaj i pëlqen pa u brengosur fare për asgjë”.