Rezarta Hoxhaj është gruaja e para në forcat speciale RENEA. Përmes një videoje të publikuar para pak minutash në faqen në Facebook të ministrit Tahiri, njihemi me historinë e suksesit të Rezit mes dy pasioneve të saj.
Ajo aktualisht është duke studiuar në Akademinë e Sigurisë për marrjen e gradës “Nënkomisar”.
Mirëpo Rezi nuk i largohet as pasionin të dytë, basketbollit. Prej 17 vitesh ajo ka luajtur me Flamurtarin dhe Tiranën, duke fituar 5 kampionate, 6 Kupa Republike dhe 6 Superkupa.
Në video ajo tregon sesi ambienti i saj i punës është i dominuar plotësisht nga meshkujt, megjithatë në pak kohë ajo është përshtatur mirë.
“Nuk më ka karakterizuar aspak pjesa e të qenit burrëror. Jam treguar femër kur është për tu treguar e tillë. Jam treguar serioze kur kam qenë në aksion.”- shprehet ajo.
Ndër të tjera Rezi tregon edhe për merakun e nënës së saj.
“Kur më bie telefoni natën, nëna zgjohet gjithë ankth dhe më pyet nëse kam shërbim”- përfundon ajo./ opinion.al