Shpesh ata janë bërë objekt i aksidenteve të ndryshme. Pikërisht ata që duhet të jenë të parët të cilët duhet të respektojnë sigurinë rrugore. Atë siguri që në të shumtën e rasteve janë të parët që e shkelin. Opinion.al ju sjell një video të shkurtër, të siguruar në Unazën e Madhe, ku efektivi i policisë rrugore, i cili në këtë rast është në krye të detyrës, jo vetëm që nuk është në vendin e tij të punës, por është shtruar me muhabet me një person. Pa e kuptuar që shkujdesja e tij mund të jetë burim aksidenti. Aq sa në një moment njërën këmbë e ka në trotuar dhe tjetrën në rrugë. Ndiqni videon….