Një burrë shpëtoi i lirë nga akuzat policore pasi droni i tij fluturoi pranë autokolonës që shoqëronte presidentin Barack Obama në Hawai, ditën e hënë.
Droni u pa nga personat që shoqërojnë presidentin, shumë afër mbi një makinat e autokolonës.
Autokolona nuk ngadalësoi shpëjtësinë e as ndaloi, ndërsa personi u pikas nga Shërbimet Sekrete.
“Pas verifikimeve u konstatua se personi që drejtonte dronin nuk ishte në dijeni se në atë territor po kalonte presidenti Obama”, tha një oficer.
Presidenti ndodhet në Hawai për pushime me familjen.
https://www.youtube.com/watch?v=lwPw06TV06w