Një aksident automobilistik pranë tunelit në Vlorë ka shkaktuar radhë të gjata automjetesh të atyre që dëshirojnë të udhëtojnë nga Orikumi drejt qytetit bregdetar.
Për disa minuta automjetet nuk kanë lëvizur nga vendi duke shkaktuar edhe karvanin kilometrik të makinave. Të ndodhur përpara kësaj situate drejtuesit e mjeteve janë dorëzuar duke fikur edhe makinat e tyre deri në hapjen e rrugës.