Ka nisur Asambleja e Partisë Socialiste, ku në fokus do të jetë zbatimi i vendimeve të miratuara në Kongresin e 9 Prillit.
Ndryshimet kryesore iu referuan më së shumti një reformimi të brendshëm të partisë me ndryshimet statutore.
Në këtë kuadër, nga data 1 maj e deri më 15 qershor do të zhvillohet procesi i rizgjedhjes së 61 kryetarëve të degëve.
Axhenda:
Ditën e Shtunë, datë 07.05.2022, ora 10:00, në mjediset e kompleksit “Xibraku” në Tiranë do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë.
Rendi i ditës së mbledhjes do të jetë:
- Hapja e punimeve të Asamblesë nga Sekretari i Përgjithshëm z.Damian Gjiknuri.
- Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste z.Edi RAMA.
Sesioni organizativ
- Prezantimi i ndryshimeve në Librin e Rregullave në zbatim të Statutit të ri të miratuar në Kongresin e datës 9.04.2022.
- Propozime/shtesa në draftet e rregulloreve dhe votimi i tyre.
- Miratimi i agjendës politiko/organizative dhe plan-veprimi i strukturave deri në zgjedhjet vendore 2023.
- Prezantimi dhe miratimi i projektvendimit për kuotizacionin e anëtarësisë së partisë për vitin 2022.
- Vendimi për plotësimin e vendeve vakante në Asamblenë Kombëtare.
- Diskutime të lira
- Mbyllja e punimeve të Asamblesë.