Kryeministri Edi Rama, mesditën e sotme, gjatë udhëtimit të tij për në qytetin verior të Shkodrës është shoqëruar nga një autokolonë e gjatë makinash, shumë prej të cilave të blinduara.
Lajmi është bërë me dije, sonte, nëpërmjet një video-je të postuar në Facebook nga ish-kryeministri Sali Berisha.
“Edvini në Shkodër pritet me makina të blinduara dhe me më shumë policë se qytetarë. Kjo është video e qytetarit dixhital për takimin e sotëm të tij”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.