Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Negociata të vështira në Bruksel, ja çfarë thanë Thaçi dhe Vuçiç

2017/01/25 at 9:23 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Video/ Negociata të vështira në Bruksel, ja çfarë thanë Thaçi dhe Vuçiç

Në Bruksel ka përfunduar mbrëmë pa ndonjë vendim konkret takimi i udhëheqësve më të lartë të Kosovës dhe Serbisë, i thirrur me ftesë të shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Përmes një deklarate me shkrim, Mogherini falënderoi të dyja palët për, siç tha, takimin konstruktiv.

“Ato kanë diskutuar zhvillimet e ditëve të fundit, janë pajtuar për të lënë prapa tensionet dhe për t’u përqendruar në punën përpara. “Unë kam theksuar se përparimi në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është thelbësor për Kosovën dhe Serbinë, për Bashkimin Evropian dhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor në tërësi”, tha mes tjerash Mogherini.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se Beogradit i është bërë e qartë se Kosova do të veprojë si shtet i pavarur dhe sovran.

“Shpresoj që pas këtij takimi, Serbia do të qetësohet dhe do të ulë agjendën e vet nacionaliste në raport me Kosovën dhe pretendimin për cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Kosova është shtet sovran dhe i pavarur dhe do të ishte mirë që Serbia ta njohë sa më parë që të jetë e mundur”, tha Thaçi.

Ai tha se me BE-në janë hapur të gjitha çështjet, përfshirë edhe fletë-arrestimet e Serbisë, ndërsa i bëri thirrje Beogradit që të mos manipulojë me serbët e Kosovës.

“Kemi insistuar që Bashkimi Evropian të jetë i qartë dhe i vendosur në presionin e vet ndaj Beogradit”, tha Thaçi.

Thaçi përsëri theksoi se muri në veri të Mitrovicës, i ngritur nga autoritetet lokale atje, duhet të rrënohet dhe se Serbia duhet të zhbëjë strukturat e saj në veri të Kosovës.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se takimi i së martës ka qenë ndër më të vështirët dhe se ka pajtim për të vazhduar një seri takimesh në nivel të lartë.

“Do të bëjmë përpjekje që të gjithë të lëshojmë topin dhe të sillemi me pëgjegjësi”, tha Vuçiç.

Takimi, në të cilin kanë marrë pjesë kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiç, dhe presidentët e dy vendeve, Hashim Thaçi dhe Tomisllav Nikolliç, është thirrur si një përpjekje e BE-së për t’i ulur tensionet midis dy palëve.

Më 14 janar, Kosova ka ndaluar një tren të nisur nga Beogradi, të hyjë në territorin e saj. Treni, me mbishrimin “Kosova është Serbi” dhe simbole kishtare mesjetare, është parë si provokim në Prishtinë.

Thaçi ka thënë se synim i Serbisë, përmes këtij treni, ka qenë të aneksojë veriun e Kosovës.

Sipas Nikolliqit, me ndalimin e trenit, Kosova ka treguar se dëshiron luftë me Serbinë.

Marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë kanë nisur të tendosen qysh në fillim të këtij muaji, kur ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është ndaluar në Francë, në bazë të një urdhërarresti nga Serbia. Kjo e fundit e akuzon Haradinajn për krime lufte.

Edhe Beogradi, edhe Prishtina synojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian dhe normalizimi i marrëdhënieve është kusht për përparimin e tyre.

Takimi i së martës ishte i pari në nivel të lartë pas një periudhe njëvjeçare.

Ndërkaq, ishte hera e dytë që në takim morën pjesë edhe presidentët. Në vitin 2013, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ishte takuar në Bruksel me homologun serb, Nikolliq.

Po atë vit, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve. Të dyja palët kanë thënë se kanë marrë atë që kanë dashur nga marrëveshja, porse zbatimi i pikave të saj lë për të dëshiruar./REL

Ju sugjerojmë

Vijon numërimi i votave, si ndahen mandatet e deputetëve deri në këto momente
Aktualitet

Vijon numërimi i votave, si ndahen mandatet e deputetëve deri në këto momente

12 Maj, 2025 10:41 am
Përfundon numërimi në Himarë, kryeson PS/ Shënohen 214 vota të pavlefshme
Kryesore

Përfundon numërimi në Himarë, kryeson PS/ Shënohen 214 vota të pavlefshme

12 Maj, 2025 10:30 am
Spiropali nga Vora: Rezultati duhet të kishte dalë që mbrëmë
Aktualitet

Spiropali nga Vora: Rezultati duhet të kishte dalë që mbrëmë

12 Maj, 2025 10:21 am
Rezultatet e para në Fier, cila parti udhëheq në këtë qark
Kryesore

Rezultatet e para në Fier, cila parti udhëheq në këtë qark

12 Maj, 2025 10:19 am
Vijon procesi i numërimit në Lezhë, PS kryeson rezultatin
Kryesore

Vijon procesi i numërimit në Lezhë, PS kryeson rezultatin

12 Maj, 2025 9:59 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Referohen drejt SPAK/ Dy raste të krimeve elektorale në qarkun e Fierit

12 Maj, 2025 9:49 am
Bllokohet procesi i numërimit në shkollën “1 Maji”, tërhiqen anëtarët e PD
Kryesore

Bllokohet procesi i numërimit në shkollën “1 Maji”, tërhiqen anëtarët e PD

12 Maj, 2025 9:33 am
Përfundon numërimi i kutive në Fushë-Arrëz/ Kryeson Partia Demokratike
Kryesore

Përfundon numërimi i kutive në Fushë-Arrëz/ Kryeson Partia Demokratike

12 Maj, 2025 9:19 am
Vijon pa ndërprerje numërimi në Kukës, në avantazh Partia Demokratike
Aktualitet

Vijon pa ndërprerje numërimi në Kukës, në avantazh Partia Demokratike

12 Maj, 2025 9:11 am
Dibër/ Ndërpritet numërimi. Shkak, lodhja e komisionerëve
Kryesore

Dibër/ Ndërpritet numërimi. Shkak, lodhja e komisionerëve

12 Maj, 2025 9:01 am
Para
Vajza e Michael Jackson thyen heshtjen: “Babanë tim e kanë vrarë! Jam përpjekur të vetëvritem”

Vajza e Michael Jackson thyen heshtjen: “Babanë tim e kanë vrarë! Jam përpjekur të vetëvritem”

Lotaria Euromillions: Një biletë irlandeze fiton 88.5 milionë euro

Lotaria Euromillions: Një biletë irlandeze fiton 88.5 milionë euro

Foto/ Ku është Jennifer Lopez? Drake kapet me një pornostare në Amsterdam

Foto/ Ku është Jennifer Lopez? Drake kapet me një pornostare në Amsterdam

TE FUNDIT

Vijon numërimi i votave, si ndahen mandatet e deputetëve deri në këto momente

Vijon numërimi i votave, si ndahen mandatet e deputetëve deri në këto momente
12 Maj, 2025

Procesi i numërimit të votave në zgjedhjet e 11 Majit vijon në rang vendi. Deri më tani janë numëruar 1745...

Lexo më shumë

Përfundon numërimi në Himarë, kryeson PS/ Shënohen 214 vota të pavlefshme

Përfundon numërimi në Himarë, kryeson PS/ Shënohen 214 vota të pavlefshme
12 Maj, 2025

Në Bashkinë e Himarës ka përfunduar procesi i numërimit të kutive të votimit. Sipas tvklan mësohet se Partia Socialiste ka...

Lexo më shumë

Spiropali nga Vora: Rezultati duhet të kishte dalë që mbrëmë

Spiropali nga Vora: Rezultati duhet të kishte dalë që mbrëmë
12 Maj, 2025

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, foli sot nga  Vora për mospublikimin e rezultateve të zgjedhjeve. Në një deklaratë për mediat,...

Lexo më shumë

Rezultatet e para në Fier, cila parti udhëheq në këtë qark

Rezultatet e para në Fier, cila parti udhëheq në këtë qark
12 Maj, 2025

Procesi i numërimi në qarkun e Fierit është duke vijuar normalisht. Janë numëruar 158 nga 587 kuti. Nga të dhënat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com