Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/Në koma dhe me frymëmarrje artificiale,shqiptari tregon betejën me Covid-19

2021/12/27 at 9:18 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Video/Në koma dhe me frymëmarrje artificiale,shqiptari tregon betejën me Covid-19

Më 17 gusht jeta e Valon Krasniqit ndryshoi përgjithmonë. Krasniqi një 30-vjeçar, muskuloz dhe adhurues i motoçikletave, pas pushimeve në Shqipëri, ishte kthyer bashkë me familjen e tij në Gjermani, kur filloi të mos ndjehej mirë. Ai dhe motra e tij bën testin për koronavirus dhe rezultuan pozitivë, shkruan WDR.

Por, motra e tij pati simptome të buta, Covid-19 e goditi më fortë Valonin. Ai nuk ishte vaksinuar, pak javë para se të infektohej ishte përpjekur ta caktonte një termin, por atëherë nuk kishte vaksina shumë dhe prioritet ishin të moshuarit.

Me ditë me radhë pati temperaturë të lartë, dhe nuk po mund të hante apo të pinte. Më pas nisi të kishte vështirësi me frymëmarrje. Familja telefoni ndihmën e parë, e cila e dërgoi Krasniqin në një klinikë në Bergheim.

Por, edhe nën mbikëqyrjen e mjekëve, gjendja e 30-vjeçarit nisi të përkeqësohej në mënyrë të shpejt.

Pas një jave atij iu zhvillua edhe trombozë në dorën e djathtë dhe u dërgua në spitalin “St-Vinzenz” në Koeln. Më 26 gusht iu nënshtrua një operimi emergjent për t’i shpëtuar jetën.

“Në të njëjtën mbrëmje kur u operova, më futën edhe në koma artificiale”, shpjegon Krasniqi, me një zë të butë, tashmë pesë muaj më vonë.

Atëherë ishte 93 kilogramë. Tani ai është 65 kilogramë.

Ai ka marrë shumë medikamente gjatë trajtimit disa mujorësh. Por, megjithatë buzëqeshja në fytyrën e tij është prezentë. Ai mbijetoi.

Lufta me virusin nisi vërtetë kur ai u fut në koma.

Në atë moment mushkëritë e 30-vjeçarit u dobësuan aq shumë, sa që u desh të futej në frymëmarrje mekanike. Deri më 2 nëntor, pra afro 10 javë, Krasniqi u fut në aparatin ECMO.

“Ishte një periudhë që mezi po lëvizja shkaku i gypave të shumtë. Por më mirë me gypa dhe aparate të zhurmshme dhe në fund fitues i betejës”, thotë Krasniqi.

Është familja që i dha të riut forcë. Bashkëshortja e tij dhe motra bënë çdo gjë për t’ia bërë me dije 30-vjeçarit se janë aty për të.

“Ekipi kujdestar telefononte familjen, veçanërisht bashkëshorten dhe motrën time, që më flisnin. Më afronin telefonin në vesh”, tregon Krasniqi.

Më vonë, kur familja e tij ishte në gjendje ta vizitonte, punonjësit në spital shpesh mbyllnin një sy.

Bashkëshortja shfrytëzoi vizitat në mënyrë që në dhomën e spitalit të vendoste foto të familjarëve dhe të shokëve. Ajo i la edhe letrat të shkruara nga nipërit e Krasniqit. Këto e motivuan të riun shqiptar që të shërohej plotësisht./Opinion.al

Etiketa: betejacovid-19gjermanishqiptari

Ju sugjerojmë

Rënie e hyrjeve të refugjatëve në Bashkimin Europian në vitin 2025
Bota

Rënie e hyrjeve të refugjatëve në Bashkimin Europian në vitin 2025

16 Janar, 2026 10:18 am
Baki Wahsh, shqiptari i arit dhe histori suksesi në  “Awards Business Trend 2025”
Aktualitet

Baki Wahsh, shqiptari i arit dhe histori suksesi në “Awards Business Trend 2025”

16 Janar, 2026 9:49 am
Çfarë mund të ndodhë nëse Trump aktivizon “Aktin e Kryengritjes” në Minesota
Bota

Çfarë mund të ndodhë nëse Trump aktivizon “Aktin e Kryengritjes” në Minesota

16 Janar, 2026 9:16 am
Rrëshqitja e dheut u ka bllokuar rrugën,4 familje të izoluar prej 11 ditësh në Kukës
Aktualitet

Rrëshqitja e dheut u ka bllokuar rrugën,4 familje të izoluar prej 11 ditësh në Kukës

16 Janar, 2026 8:47 am
Makina bie nga mbikalimi tek ura e Dajlanit, ndërron jetë 18-vjeçarja
Kronikë

Makina bie nga mbikalimi tek ura e Dajlanit, ndërron jetë 18-vjeçarja

16 Janar, 2026 8:40 am
Parashikimi i motit, 22 nëntor 2023
Kryesore

Parashikimi i motit, 16 janar 2026

16 Janar, 2026 8:39 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi,16 janar 2026

16 Janar, 2026 8:38 am
Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA
-U tha në Opinion

Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA

15 Janar, 2026 10:55 pm
Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…
-U tha në Opinion

Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…

15 Janar, 2026 10:12 pm
Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo
-U tha në Opinion

Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo

15 Janar, 2026 9:54 pm
Para
Emrat-Video/ Operacion antidrogë në Vlorë, arrestohen 3 persona

Dhunoi fizikisht djalin dhe gruan, arrestohet sarandjoti

Vrasje me armë zjarri në Peqin, ekzekutohet 35-vjeçari

Moti i keq, bllokohen portet

Moti i keq, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit

TE FUNDIT

Rënie e hyrjeve të refugjatëve në Bashkimin Europian në vitin 2025

Rënie e hyrjeve të refugjatëve në Bashkimin Europian në vitin 2025
16 Janar, 2026

Vitin e kaluar, në kufijtë e jashtëm të BE-së u regjistruan dukshëm më pak kalime të parregullta kufitare sesa në...

Lexo më shumë

Baki Wahsh, shqiptari i arit dhe histori suksesi në “Awards Business Trend 2025”

Baki Wahsh, shqiptari i arit dhe histori suksesi në  “Awards Business Trend 2025”
16 Janar, 2026

Tashmë i kthyer në një traditë vjetore Trend Awards është eventi më i madh i  dedikuar bizneseve shqiptare në të...

Lexo më shumë

Çfarë mund të ndodhë nëse Trump aktivizon “Aktin e Kryengritjes” në Minesota

Çfarë mund të ndodhë nëse Trump aktivizon “Aktin e Kryengritjes” në Minesota
16 Janar, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi hapur dje se do të zbatojë “ Aktin e Kryengritjes ” për...

Lexo më shumë

Rrëshqitja e dheut u ka bllokuar rrugën,4 familje të izoluar prej 11 ditësh në Kukës

Rrëshqitja e dheut u ka bllokuar rrugën,4 familje të izoluar prej 11 ditësh në Kukës
16 Janar, 2026

Katër familje në fshatin Cernalevë të Kukësit prej 11 ditësh janë të izoluara, pas një rrëshqitjeje të madhe të tokës....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com