Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VIDEO/ Në kërkim nga drejtësia, Dodik takohet me Putinin në Moskë

2025/04/01 at 7:38 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ Në kërkim nga drejtësia, Dodik takohet me Putinin në Moskë

Presidenti i entitetit të Republikës Sërpska në Bosnje, Millorad Dodik, është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, në Moskë më 1 prill.

Pas takimit, Dodik shkroi në X se Putini i tha që Rusia do të avokojë për ndalimin e punës së institucioneve ndërkombëtare në Bosnje e Hercegovinë, përfshirë edhe punën e Përfaqësuesit të Lartë, Christian Schmidt.

“Rusia është garantuese e marrëveshjes së paqes dhe Putin e tha këtë në takim. Ai shtoi se, në këtë kuadër, Rusia do të avokojë për përfundimin dhe ndalimin e punës së institucioneve ndërkombëtare, veçmas të Përfaqësuesit të rremë të Lartë, ose, siç i referohet ai, Përfaqësuesit jolegjitim”, tha Dodik.

Sipas Dodikut, ky ishte takimi i tij i 26-të me Putinin.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Rusi, TASS, paraprakisht kishte raportuar se një zëdhënës i Kremlinit ka thënë se presidenti rus ishte takuar me Dodikun.

Një ditë më herët, Dodik, politikan prorus, njoftoi se kishte arritur në Moskë, pasi Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka kërkuar lëshimin e një fletarrestimi ndërkombëtar për të.

Ai nuk tregoi se cili ishte qëllimi i vizitës së tij në Moskë, por shtoi se do të qëndronte në Rusi edhe më 9 maj, kur shënohet Dita e Fitores kundër fashizmit – ditë kur në Moskë pritet të mbahet një paradë e madhe ushtarake.

Më 27 mars, Gjykata e Bosnjës i kërkoi INTERPOL-it të lëshojë një “njoftim të kuq” për Dodikun dhe kryetarin e Parlamentit të Republikës Sërpska, Nenad Stevandiq, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale të “sulmit ndaj rendit kushtetues të Bosnje e Hercegovinës”.

Ky vendim u mor pasi Dodik dhe Stevandiq u larguan nga Bosnja, duke shmangur procedurat e përcaktuara me ligj të kontrollit kufitar, në kohën kur ndaj tyre ishte lëshuar një fletarrestim qendror, që nënkupton se çdo agjenci policore duhet t’i dërgojë pranë gjykatës në Bosnje./ REL

Управо сам имао састанaк с предсједником Руске Федерације Владимиром Путином, ово је наш 26. сусрет.
Путин познаје детаље, укупну ситуацију која се дешава код нас. Занима се за нешто што обичан човјек код нас тамо пита.

Русија je веома важна земља за Републику Српску, у оквиру… pic.twitter.com/uLiZWOKqwJ

— Милорад Додик (@MiloradDodik) April 1, 2025

Ju sugjerojmë

Rama ”ngre në këmbë” edhe ministrat, ndan detyrat për kryeqytetin. Në fokus…
Aktualitet

Rama ”ngre në këmbë” edhe ministrat, ndan detyrat për kryeqytetin. Në fokus…

4 Korrik, 2025 12:20 pm
VIDEO/”S’je robot, o shok”!Ja si e uroi Akademia Politike e PS kryeministrin Rama
Aktualitet

VIDEO/”S’je robot, o shok”!Ja si e uroi Akademia Politike e PS kryeministrin Rama

4 Korrik, 2025 12:14 pm
Iu bindën “ultimatumit” të Ramës/21 drejtorët në Bashkinë Vlorë që dhanë dorëheqjen
Aktualitet

Iu bindën “ultimatumit” të Ramës/21 drejtorët në Bashkinë Vlorë që dhanë dorëheqjen

4 Korrik, 2025 11:52 am
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Situata me zjarret, MM: Gjatë 24 orëve të fundit 21 vatra, 4 janë ende aktive

4 Korrik, 2025 11:48 am
Atentati ndaj Arjan Ndojës/Alibej:Do ta ekzekutonin me snajper, Plarent Dervishaj…
Kronikë

Atentati ndaj Arjan Ndojës/Alibej:Do ta ekzekutonin me snajper, Plarent Dervishaj…

4 Korrik, 2025 11:41 am
Dita e Pavarësisë së SHBA/Ambasada amerikane uron me fjalët e Trump: Me një fletë…
Aktualitet

Dita e Pavarësisë së SHBA/Ambasada amerikane uron me fjalët e Trump: Me një fletë…

4 Korrik, 2025 11:31 am
Ndryshimet në Polici/ Gara për kreun në 5 komisariate në vend, zbardhet lista
Aktualitet

Ndryshimet në Polici/ Gara për kreun në 5 komisariate në vend, zbardhet lista

4 Korrik, 2025 11:27 am
(VIDEO) Romë/ Shpërthim në një pikë karburanti, 21 persona mbetën të plagosur
Bota

(VIDEO) Romë/ Shpërthim në një pikë karburanti, 21 persona mbetën të plagosur

4 Korrik, 2025 11:18 am
Pas vizitës ‘blic’ të Ramës, nisin largimet në bashkinë Vlorë
Aktualitet

Pas vizitës ‘blic’ të Ramës, nisin largimet në bashkinë Vlorë

4 Korrik, 2025 11:03 am
Si ndikon nxehtësia ekstreme në shëndetin mendor?
Aktualitet

Shqipëria nën ndikimin e valës së të nxehtit/ Meteorologu: Sot 41 gradë në Elbasan..

4 Korrik, 2025 11:00 am
Para
Berisha zbulon datën, vendin dhe orën e hapjes së fushatës së elektorale të PD

Berisha zbulon datën, vendin dhe orën e hapjes së fushatës së elektorale të PD

Ambasada e SHBA sqaron rikthimin e ekspertëve amerikanë në SPAK

Ambasada e SHBA sqaron rikthimin e ekspertëve amerikanë në SPAK

Gjendet trupi i ushtarit amerikan të zhdukur në Lituani

Gjendet trupi i ushtarit amerikan të zhdukur në Lituani

TE FUNDIT

Rama ”ngre në këmbë” edhe ministrat, ndan detyrat për kryeqytetin. Në fokus…

Rama ”ngre në këmbë” edhe ministrat, ndan detyrat për kryeqytetin. Në fokus…
4 Korrik, 2025

Në mbledhjen një orë në selinë rozë, kryeministri Edi Rama ka ndarë detyrat për kryeqytetin. Puna në bashkinë Tiranë do...

Lexo më shumë

VIDEO/”S’je robot, o shok”!Ja si e uroi Akademia Politike e PS kryeministrin Rama

VIDEO/”S’je robot, o shok”!Ja si e uroi Akademia Politike e PS kryeministrin Rama
4 Korrik, 2025

Në ditën e 61-vjetorit të lindjes së Kryeministrit Edi Rama, Akademia Politike e Partisë Socialiste ka zgjedhur ta urojë në...

Lexo më shumë

Iu bindën “ultimatumit” të Ramës/21 drejtorët në Bashkinë Vlorë që dhanë dorëheqjen

Iu bindën “ultimatumit” të Ramës/21 drejtorët në Bashkinë Vlorë që dhanë dorëheqjen
4 Korrik, 2025

Sot, 4 korrik, kanë nisur largimet në bashkinë Vlorë. Janë plot 21 drejtorë në këtë bashki që pas kërkesës e...

Lexo më shumë

Situata me zjarret, MM: Gjatë 24 orëve të fundit 21 vatra, 4 janë ende aktive

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
4 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes raporton në lidhje situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Konkretisht janë raportuar 21 vatra zjarri,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com