Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Në emigracion me ndihmë ekonomike, paratë ndahen me zyrtaren

2018/03/14 at 8:56 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
Video/ Në emigracion me ndihmë ekonomike, paratë ndahen me zyrtaren

Pastrimi i skemës së ndihmës ekonomike ështe kthyer në debatin e politikës ditët e fundit. Emisioni “Stop” sjell një rast të pastër abuzimi të përfitimit të ndihmës ekonomike në Kamëz.


Gazmir Qema ka hyrë në këtë skemë që në vitin 2014 e deri më sot, por emisioni “Stop” ka mësuar se prej tre vitesh ai ka emigruar familjarisht në Gjermani.

Pas investigimit rezulton se vjehrra e Gazmirit merr 57 mijë lekë të vjetra ndihmë ekonomike, duke i pjesëtuar me administratoren shoqërore të Kamzës, Dhurata Çali.

Pranë redaksisë së emisionit “Stop” ka mbërritur një denoncim për Gazmir Qemën, i cili ka hyrë në skemën e ndihmës ekonomike prej vitit 2014. Një vit më pas, ai ka emigruar sëbashku me familjen si azilkërkues në Gjermani, por kush e ka marrë ndihmën ekonomike?

Gazetarja e emisionit “Stop” tregon se familja Qema e ka pasaportizimin në Bathore, ndërkohë që banon në Valias të Ri. Ajo iu drejtua shtëpisë së vjehrrit të tij, Fatmirit, ku banonte Gazmiri me familjen, por duke qenë se nuk u përgjigj njeri, pyeti banorët e zonës nëse kanë informacion për këtë familje.

Banori 1

Gazetarja – Këtë Fatmirin këtu, e njeh ti?

Banori 1 – E kam komshi.

Gazetarja – Komshi. Arjona, Arjona…

Banori 1 – E ka gocë.

Gazetarja – Po, vajza e Fatmirit. Kam informacion që ka 3 vjet që ka ikur në Gjermani. Apo jo?

Banori 1 – E di, që kështu, ka ik atje. Po!

Gazetarja – Ka ikur në Gjermani?

Banori 1 – Kështu thuhet, di gjë unë…

Gazetarja – Kam marrë një listë këtu tek Bashkia për këto familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe një nga këto familje është edhe familja e këtij Gazmir Qemës. Di gjë nëqoftëse janë aty, apo jo?

Banorja 2 – Jo, ajo nuk është aty!

Gazetarja – Ku është?

Banorja 2 – Ka 3 vjet që është në Gjermani ajo.

Gazetarja iu drejtua Zyrës së Ndihmës Sociale në Bashkinë e Kamzës për të verifikuar nëse Gazmir Qema është përfitues i ndihmës ekonomike, ku komunikoi me Durata Çalin, specialisten e Zyrës së Ndihmës Ekonomike.

Gazetarja – Ne kemi informacion për një familje në nevojë, donim të dinim: a merr ndihmë ekonomike?

Administratorja Shoqërore – Emrin…

Gazetarja – Gazi Qema.

Administratorja Shoqërore – Gazmir Qema?

Gazetarja – Po!

Administratorja Shoqërore – Si e ka emrin bashkëshortja?

Gazetarja – Arjona.

Administratorja Shoqërore – Arjana, jo Arjona e ka emrin.

Gazetarja – Ndoshta, kështu na ka ardhur informacioni.

Administratorja Shoqërore – Është familje me 5 anëtarë: Gazmir, Arjana është bashkëshortja..

Gazetarja – Po!

Administratorja Shoqërore – Kam qenë tek shtëpia…

Gazetarja – Po!

Administratorja Shoqërore – Dhe ato rrinë në një shtëpi dy-katëshe…

Gazetarja – Po!

Administratorja Shoqërore – Dy-katëshe e mbaruar, jo se dy-katëshe…

Gazetarja – Kuptoj! Me çfarë shume trajtohen?

Administratorja Shoqërore – 57 mijë lekë të vjetra.

 

Gazetarja – Shumë faleminderit për informacionin! Mirupafshim!

Administratorja Shoqërore, Dhurata Çali përballë gazetares së emisionit “Stop”:

Administratorja Shoqërore – Odeta! Përshëndetje!

Gazetarja – Interesohem për Gazmir Qemën, i cili përfiton ndihmë ekonomike si një familje në nevojë,ndërkohë që ndodhet azilant në Gjermani.

Administratorja Shoqërore – S’ka mundësi.

Gazetarja – Janë shpërngulur nga 2015 e deri më sot. Kush ka aplikuar për Gazmirin?

Administratorja Shoqërore – Ka ardhur vjehrra me një autorizim, ia kemi kaluar disa herë si autorizim, ndërsa verifikimi në familje nuk më takon mua si administratore e ndihmës që ta bëj për këtë familje. Nuk më takon mua sepse jemi të ndarë, njësia e Bathores ka pjesën tjetër, unë kam pjesën e Kamzës. Nuk di të të jap përgjigje se nuk është banori im! Nuk e kam në juridiksionin tim që ta kontrolloj.

Gazetarja – Çfarë do të ndodhë me këtë rast?

Administratorja Shoqërore – Do të thirret personi që ka tërhequr lekët nga posta dhe do t’i bëhet arkëtimi i gjithë shumës së tërhequr në mënyrë të padrejtë, sipas verifikimit që do bëhet nga ana e administratorëve.

Ndaj gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua Zyrës së Ndihmës Ekonomike Bathore, ku specialisti tha se kjo familje ka aplikuar për herë të parë për ndihmë ekonomike në vitin 2014.

“Ne kontrollojmë situatën e personave që aplikojnë pranë kësaj zyre, dalin fitues në sistem dhe nëse janë fitues, të paktën për 3 muaj rrjesht administratori bën verifikimet në terren, nëse përputhen gjendja sociale-ekonomike e deklaruar në sistem me realitetin. Përderisa kjo familje nuk rezulton që ka bërë deklarim 3 mujor pranë kësaj zyre, atëherë ne nuk bëjmë dot verifikim për një familje që nuk është kontigjent i kësaj zyre, pavarësisht se mund të jetë banor”.    

Pas kësaj deklarate, nuk mbeti gjë tjetër veçse rikthimit në Zyrën e Ndihmës Ekonomike Kamëz, por specialistja Dhurata Çali nuk ndodhej, ndaj u telefonua për ta vendosur në dijeni.

Administratorja Shoqërore – Odeta!

Gazetarja – Pas intervistës që zhvilluam dje, vajta te Zyra e Ndihmës Ekonomike Bathore, ku ishte krijuar hapja e ndihmës ekonomike që në vitin 2014.

Administratorja Shoqërore – Po, po!

Gazetarja – Por pastaj nuk ishte paraqitur te zyra e Bathores, por ishte paraqitur këtu te ty, zyra e Kamzës.

Administratorja Shoqërore – Po, po!

Gazetarja – Vërtetë është banor në Bathore, por aplikimin e ka bërë tek ty. Pse më çove në Bathore kur e ka bërë aplikimin e ka bërë këtu dhe përgjegjësinë e ka Zyra e Ndihmës Ekonomike në Bashkinë Kamëz.

Administratorja Shoqërore – E ka dhe Bathorja se e ka banorin e vet, e ka dhe Kamza.

Gazetarja – Nuk e kishte pra, këtë jam duke të thënë.

Administratorja Shoqërore – Po tani ku e di unë se çfarë thotë Bathorja. Mirë, kur të vijë nga afër flasim…

Gazetarja – Nuk e kishte Bathorja sepse nuk rezulton aplikues.

Administratorja Shoqërore – E mirë, mirë!

Dhurata Çali ndërpreu telefonatën, duke lënë gazetaren duke i shpjeguar se çfarë iu tha në Zyrën e Ndihmës Ekonomike Bathore.

Gazetarja u shpreh se sipas specialistes së ndihmës ekonomike në Kamëz, aplikimi bëhet në Kamëz, ndërsa verifikimi në Bathore. Ndaj u rikthye në shtëpinë e vjehrrit dhe vjehrrës së Gazmir Qemës.

Vjehrra e tij, Rabie Mema tregoi se nuk e dinte që nuk duhej të merrte ndihmën ekonomike kur dhëndrri i saj me familjen nuk ndodhen në Shqipëri.

“Ato s’më kanë thënë asnjë gjë. Më kanë marrë lekë, i kam dhënë kartat. Asnjë gjë se do të ma kishin ndaluar. Ata janë në Gjermani s’ta mohoj. Të më thoshin këto që nuk të takon, mos hajde”.

E pyetur nga gazetarja se ku e paraqet deklarimin, ajo tha se gjithçka e ka bërë Dhurata Çali.

“Unë kam dhënë lekë kush ma ka lëshuar autorizimin. Ajo duhej të më thoshte që nuk lejohet dhe unë spostohesha. Unë kam marrë 30 mijë lekë në muaj”, ndërsa diferencën e ka marrë Dhurata Çali.

Moderatorët e emisionit “Stop” u shprehën se taksat tona duhet të shkojnë për familjet në nevojë dhe për përmirësimin e infrastrukturës së kopshteve dhe shkollave dhe jo të abuzohet nga “Dhuratat”./ tvklan.al

Etiketa: ndihma ekonomikeskandalistopvideo


Ju sugjerojmë

Rama njofton riformatim edhe për komisionet parlamentare
Kryesore

PD bllokoi foltoren e Kuvendit, Rama: Diella më tha humbës është ai që…

12 Shtator, 2025 10:54 am
PD shpalos pankarta me akuza për socialistët, bllokojnë foltoren e parlamentit
Kryesore

PD shpalos pankarta me akuza për socialistët, bllokojnë foltoren e parlamentit

12 Shtator, 2025 10:48 am
Nis seanca e Kuvendit, 72 deputetë ulen për herë të parë
Kryesore

Nis seanca e Kuvendit, 72 deputetë ulen për herë të parë

12 Shtator, 2025 10:17 am
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kryesore

Akisdent në aksin Rrogozhinë-Lushnje: Humb jetën një person

12 Shtator, 2025 9:25 am
Sot seanca e parë e legjislaturës së XI të Kuvendit, betohen 140 deputetët
Kryesore

Sot seanca e parë e legjislaturës së XI të Kuvendit, betohen 140 deputetët

12 Shtator, 2025 7:45 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, 12 shtator 2025

12 Shtator, 2025 7:40 am
Haxhiu: Balluku është personi më i fuqishëm politikisht në Shqipëri
-U tha në Opinion

Haxhiu: Balluku është personi më i fuqishëm politikisht në Shqipëri

11 Shtator, 2025 11:00 pm
Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu:Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut
-U tha në Opinion

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu:Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

11 Shtator, 2025 10:53 pm
Green Coast Hotel-MGallery Collection fiton “Architectural Highlight of the Year”
Aktualitet

Green Coast Hotel-MGallery Collection fiton “Architectural Highlight of the Year”

11 Shtator, 2025 10:12 pm
Haxhiu: Veliaj të pranojë shkarkimin ose të nis betejën me Ramën
-U tha në Opinion

Haxhiu: Veliaj të pranojë shkarkimin ose të nis betejën me Ramën

11 Shtator, 2025 10:09 pm
Para
Edhe nënkryetar edhe avokat… dorëhiqet numri dy i Bashkisë

Edhe nënkryetar edhe avokat… dorëhiqet numri dy i Bashkisë

Eliminimi nga Champions, fansja me seksi e Manchester United sulmon Mourinho-n

Eliminimi nga Champions, fansja me seksi e Manchester United sulmon Mourinho-n

Melek para vendimit të rëndësishëm

Melek para vendimit të rëndësishëm
















TE FUNDIT

PD bllokoi foltoren e Kuvendit, Rama: Diella më tha humbës është ai që…

Rama njofton riformatim edhe për komisionet parlamentare
12 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar tensionet e shkaktuara nga opozita në këtë seancë të të legjislaturës së re në Kuvend....

Lexo më shumë

PD shpalos pankarta me akuza për socialistët, bllokojnë foltoren e parlamentit

PD shpalos pankarta me akuza për socialistët, bllokojnë foltoren e parlamentit
12 Shtator, 2025

Ka nisur me tensione edhe seanca e parë e legjislaturës së XI, ku do të betohen e rinj të kuvendit...

Lexo më shumë

Nis seanca e Kuvendit, 72 deputetë ulen për herë të parë

Nis seanca e Kuvendit, 72 deputetë ulen për herë të parë
12 Shtator, 2025

Ka nisur me Himnin Kombëtar seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë. 140 deputetë ulen sot...

Lexo më shumë

Çfarë nënkupton sulmi izraelit në Katar për Iranin dhe rajonin?

Çfarë nënkupton sulmi izraelit në Katar për Iranin dhe rajonin?
12 Shtator, 2025

Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar vite duke tentuar që të bindin shtetet e Gjirit Persik që normalizimi i raporteve me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com