Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur botën e boksit pasi brenda një jave kanë humbur jetën dy sportistë. Pas rusit Maxim Dadashev, ka ndërruar jetë edhe boksieri argjentinas 23-vjeçar, Hugo Santillan.
Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar edhe nga Këshilli Botëror i Boksit, i cili shkruan se i riu ja humbur jetën në spitalin San Felipe në San Nicolas, Buenos Aires.
Boksieri argjentinas pësoi një mpiksje gjaku në tru në ndeshjen kundër uruguajanit Eduardo Abreu, pak ditë më parë. Ai kreu dy operacione rradhazi, por nuk mundi të mbijetojë.
Në videot e publikuara në rrjete sociale, bërë në ndeshjen e tij të fundit, boksieri shfaqet në gjendje tepër të rëndë fizike./Opinion.al