Pas atij që mund të quhet dështimi i takimit të shumëpritur Rama-Basha, sigurisht ajo që pason është çfarë ndodhi. Analisti Mentor Nazarko thotë se “duke ndjekur me vëmendje ato që thotë z. Basha, ka diçka që se provojmë dot.”
“Ai thotë që ndërkombëtarët i kanë paraqitur 5 variante në ato që janë pikat më kontestuese, gjë që nuk janë provuar. Tani ose ai i bën publike ato, ose i pyeta ata që ja kanë dhënë për ti bërë publike ose jo. E dyta ky takim gjithsesi ka një anë pozitive. Është fryt i nje presioni ndërkombëtar të mesëm. Në një farë mënyre u pranua që Basha nuk është njeriu që drejton Partinë Demokratike”