Mediat kanë publikuar një video shokuese nga nata e tmerrit në Këln të Gjermanisë, ku një grup refugjatësh përdhunojnë një vajzë në afërsi të stacionit të trenit.
Nata e ndërrimit të viteve u shndërrua në një natë horror në Gjermani, ku 90 femra u plaçkitën, u rrahën dhe u abuzuan seksualisht nga emigrantët, të cilët ishin nën ndikimin e alkoolit.
Refugjatët, kryesisht me prejardhje arabe, shfrytëzuan atmosferën e festimit të Vitit të Ri, duke abuzuar seksualisht me femrat, duke i grabitur dhe duke i prekur në pjesët intime.
Autoritetet konfirmuan se në një rast ka pasur edhe përdhunim në grup. Në mesin e 31 të dyshuarve janë nëntë algjerianë, tetë marokenët, pesë iranianë dhe katër sirianë.