Pas përfundimit të fjalës së Bashës, opozita e bashkuar PD-LSI kanë lënë sallën e parlamentit. Jashtë saj, duke folur për mediat, Monika Kryemadhi u bëri thirrje qytetarëve të dalin në protestë ditën e shtunë. “Sot ngjarja në Kuvend tregon se nuk ka zgjidhje. E vetmja rrugë dalja në rrugë dhe përmbysja e sistemit kriminal. Edi Rama ka ngelur vetëm”, tha ajo.
“Ju bëj thirrje të jeni më 26 Maj në Bulevardin e Kombit. Do udhëhiqemi nga qytetarët, ne jemi organizatorët por do bëjmë atë që do kërkojnë qytetarët ditën e shtunë”, theksoi Kryemadhi.