Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VIDEO/ Momenti kur protestuesit gjuajnë me gurë Presidentin e Argjentinës

2025/08/29 at 3:50 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ Momenti kur protestuesit gjuajnë me gurë Presidentin e Argjentinës

Presidenti i Argjentinës, Javier Milei, u detyrua të largohej me shpejtësi nga një aktivitet publik në Buenos Aires të mërkurën, pasi protestuesit hodhën gurë dhe objekte të tjera drejt automjetit të tij, raporton Reuters,.


Milei ndodhej në pjesën e pasme të një kamionçine të hapur, së bashku me ekipin e sigurisë dhe motrën e tij, Karina Milei, e cila është gjithashtu shefe e stafit të presidentit, ndërsa po bënte fushatë për zgjedhjet lokale dhe ato afatmesme që po afrohen.

Protestuesit filluan të hidhnin objekte drejt karvanit, ndërsa të paktën një gur goditi kofanon e kamionçinës. Disa sende u panë duke kaluar mbi kokën e presidentit, ndërsa turma thërriste slogane kundër qeverisë si “Ik, Milei”.

Sipas zëdhënësit të tij, Manuel Adorni, anëtarë të opozitës “sulmuan” karvanin presidencial, por nuk pati të lënduar. Ngjarja ndodhi në Lomas de Zamora, një bastion tradicional i lëvizjes opozitare, ku Milei po përballet me kritika të ashpra për masat e kursimit dhe skandalet e korrupsionit që kanë përfshirë disa nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt.

Në qendër të skandalit ndodhet Diego Spagnuolo, ish-drejtues i Agjencisë për Personat me Aftësi të Kufizuara, i cili akuzohet për një skemë ryshfeti. Mediat lokale kanë publikuar regjistrime audio ku një zë, që mendohet të jetë i Spagnuolo-s, flet për pagesa të paligjshme dhe përmend emrin e Karina Mileit. Autoritetet argjentinase kanë kryer bastisje në disa prona më 22 gusht, ndërsa qeveria ka shkarkuar Spagnuolon “si masë parandaluese”.

Zgjedhjet lokale në provincën e Buenos Aires më 7 shtator dhe ato afatmesme më 26 tetor janë vendimtare për Milein, i cili synon të forcojë pushtetin dhe të vazhdojë politikat e tij ekonomike për të tërhequr investime të huaja dhe për të rritur tregtinë.



Ju sugjerojmë

Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?
Bota

Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?

19 Shtator, 2025 6:16 pm
“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës
Politikë

“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës

19 Shtator, 2025 6:15 pm
Durrës, digjen katër makina në një garazh
Kronikë

Durrës, digjen katër makina në një garazh

19 Shtator, 2025 5:50 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump sugjeron heqje licencash për TV-të që janë kundër tij

19 Shtator, 2025 5:23 pm
Ilir Meta mbetet në burg
Kronikë

Ilir Meta mbetet në burg

19 Shtator, 2025 4:22 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Votohet shkarkimi i tij, Veliaj kërkon të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit

19 Shtator, 2025 3:35 pm
I vunë tritolin te porta e shtëpisë, Xhelal Mziu: Mesazh nga pushteti i Ramës
Kryesore

I vunë tritolin te porta e shtëpisë, Xhelal Mziu: Mesazh nga pushteti i Ramës

19 Shtator, 2025 2:27 pm
Lirohet nga paraburgimi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu
Kronikë

Lirohet nga paraburgimi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu

19 Shtator, 2025 1:21 pm
SHBA “rikthehet” në Afganistan, Presidenti Trump: Do të rimarrim bazën ajrore
Bota

SHBA “rikthehet” në Afganistan, Presidenti Trump: Do të rimarrim bazën ajrore

19 Shtator, 2025 12:53 pm
Analiza/ Trump po bëhet mbret i kriptomonedhave, por me çfarë çmimi?
Bota

Analiza/ Trump po bëhet mbret i kriptomonedhave, por me çfarë çmimi?

19 Shtator, 2025 12:31 pm
Para
Po bënte punime në banesë, 43-vjeçarin e zë korrenti dhe humb jetën

Aksident në rrugën Rrogozhinë-Kavajë, humb jetën një person

Edon Zhegrova zgjedh skuadrën e re

Edon Zhegrova zgjedh skuadrën e re

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve

Trump sfidon Maduron/ Dërgon luftëanije dhe nëndetëse bërthamore në Karaibe
















TE FUNDIT

Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?

Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?
19 Shtator, 2025

Pse Donald Trump dëshiron që baza e Bagramit të kthehet, pasi ka negociuar tërheqjen e SHBA-së nga Afganistani me talebanët? Ekzistojnë dy arsye...

Lexo më shumë

“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës

“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës
19 Shtator, 2025

Pas betimit si zëvendëskryeministre dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka shprehur mirënjohjen ndaj kryeministrit Edi Rama për...

Lexo më shumë

Sali Berisha! 18 Shtator 2025

Sali Berisha! 18 Shtator 2025
19 Shtator, 2025

Në emisionin e së enjtes më datë 19 shtator 2025 ishte i ftuar kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në...

Lexo më shumë

Amerikanët në gjyqin e Thaçit! 15 Shtator 2025

Amerikanët në gjyqin e Thaçit! 15 Shtator 2025
19 Shtator, 2025

Në emisionin Opinion është diskutuar për temën “Amerikanët në gjyqin e Thaçit”. Emisioni u fokusua të protesta e mbajtur para...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com